Reduced price! Arti i marreveshjes se saj View larger

Arti i marreveshjes se saj

Mary Jordan A-005648

New product

Përshkrim i shkurtër

Kjo biografi e shkëlqyer e MelaniaTrampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës "Washington Post", "zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë" (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz.

More details

13 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004536

600 Lekë

-50%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Imazhi i Melania Trampit në librin "Arti i marrëveshjes së saj" është ai i një gruaje të mençur, të fortë, ambicioze, të matur, që di të gjuajë larg. Ndërkohë që burri i saj u bë i famshëm me frazën "arti i marrëveshjes", në fakt, është ajo që i përdor më mirë levat për të marrë gjithçka do. Kjo është historia e artit të marrëveshjes së saj.

Mbështetur në intervista me më tepër se njëqind njerëz në pesë shtete të ndryshme, "Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pathënë e Melania Trampit" na skicon një portret të paprecedentë të Zonjës së Parë. Edhe pse imazhi i saj publik është ai i një gruaje të ftohtë që qëndron mbi lojërat politike të Uashingtonit, pas skenës Melania Trampi nuk është vetëm pjesë e rrethit të ngushtë të presidentit Tramp, por në disa vendime kyçe, ajo ka qenë këshilltarja e tij e vetme më me ndikim.

Në jetën publike, Melania Trampi ka synuar enkas të mbetet e mistershme. Me ndihmën e njerëzve kyç që flasin për herë të parë publikisht dhe nëpërmjet dokumenteve të pabotuar më parë, "Arti i marrëveshjes së saj" vështron përtej sipërfaqes, për të zbuluar një emigrante këmbëngulëse dhe jetën që ka bërë përpara se të njihej me Donald Trampin. Autorja MaryJordan ndjek gjithë udhëtimin e Melanisë nga Sllovenia, ku familja e saj dallohej për veçantinë, deri në ditët kur punonte si modele në skenën e një industrie të rëndë, në banesën e vogël të Manhatanit ku jetonte me një fotograf e deri te vallëzimi i gjatë e i ngatërruar dashuror që, në fund, rezultoi me martesën me Trampin. Autorja dokumenton rolin thelbësor të Melanisë në jetën politike të Trampit para dhe gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar pse ai u beson aq shumë instinkteve të saj.

VLERESIME

"I paraqitur mjaft mirë...[Jordan] na nxjerr në sipërfaqe informacion të ri për këtë zonjë të parë të pazakontë."

— New York Times

"Një punë e jashtëzakonshme zbulimi dhe simpatie... Arti i marrëveshjes së saj është, pa dyshim, libër i jashtëzakonshëm. Është raportuar dhe shkruar pa asnjë të metë - i qartë, i pastër, tërheqës dhe i ndershëm."

— Salon

"Ndryshe nga historitë stereotipe që janë bërë si batuta të rëndomta, kërkimi i autores Jordan zbulon diçka më të madhe: personalitetin dhe strategjinë e duhur për t'u bërë gruaja e një njeriu të suksesshëm... Jordani e zbërthen Melaninë me zhdërvjelltësi dhe pa asnjë agjendë."

— NBC News

"I raportuar mjeshtërisht... Mary Jordan ka hequr perden. Na tregon se zonja e parë është një lojtare e fuqishme, e shtyrë nga një sens shumë i qartë i interesit të saj."

— KarenTumulty, The Washington Post

"[Arti i marrëveshjes së saj] i jep thellësi portretizimit që mbizotëron për Melaninë si thjesht një aksesor i burrit të saj."

— PublishersWeekly

"Një biografi e re, e raportuar me skrupolozitet nga gazetarja MaryJordan e "Washington Post" tregon se zonja e parë nuk është thjesht gur shahu, por lojtare... një grua e aftë të marrë atë që do nga një prej burrave më të fuqishëm dhe mendjemëdhenj të botës... Rezultati është një rast bindës se "ata që e quajnë si asgjë më tepër se një aksesor të burrit, nuk e kuptojnë as atë, as ndikimin e saj"."

— NPR

"Autorja Jordan mbledh me kujdes faktet e skandalit "Access Hollywood", të çështjes "StormyDaniels", fjalimin e kopjuar të Konventës, xhaketën e çuditshme në kufi, mes ngjarjeve të tjera.Paraqitja e autores shpesh arrin atë elegancë të thjeshtë që synon vetë subjekti i saj. Interesant dhe i ndershëm – një portret aq i plotë sa duhet i Zonjës së Parë."

— KirkusReviews

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages385
ISBN9789928004536
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia
I ri1