I lumi Dom Shtjefen Kurti - deshmitar i Kishes martire vell. 2 View larger

I lumi Dom Shtjefen Kurti - deshmitar i Kishes martire vell. 2

Nikoll Loka, Alfred Duka, Nikolin Kurti A-005494

New product

Përshkrim i shkurtër

Vjen vëllimi i dytë i trilogjisë “I lumi Dom Shtjefën Kurti – dëshmitar i Kishës martire”, fitues i Çmimit si libri më i mirë dhënë nga gazeta Dielli në SHBA. Kësaj radhe në libër vjen e gjithë dosja penale për priftin-martir, dhe një interpretim ligjor se ku i shkeli rregullat shteti komunist me ekzekutimin e Dom Shtjefnit.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Emal
ISBN9789928046093

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nikoll Loka vjen me bagazhin e studiuesit, sociologut dhe historianit serioz, gjë që dëshmohet përmes shumë librave të natyrës biografike për personalitete të shquara të historisë tonë, përfshirë edhe për klerikët katolikë (kujtojmë këtu librin për Dom Nikoll Kaqorrin, në bashkëautorësi me Prof. Angjelin Shtjefnin), por edhe për monografik të ndërtuara mbi ngjarje dhe treva të caktuara të vendit tonë. Këto botime sjellin prurje informative dhe vlera të çmuara në kontekste lokale dhe kombëtare.

Ndërsa autori tjetër, Nikolin Kurti, trashgimtar i fisëm i familjes biologjike të të Lumit Shtjefën Kurti, vijon përpjekjet titanike që krimi komunist të mos jetë më zgjatim i ditëve tona. Ai e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë edhe sot këtë sfidë paqësisht, pa hakmarrje, - me vepra dhe kontribute të tilla si ky që kemi sot në duar. Ky libër është veçse vazhdim i një misioni të madh që Nikol Kurti ka ndërmarrë për të zbuluar të vërtetën për vrasjen e Dom Shtjefnit, për promovimin e veprës së tij si meshtar dhe qytetar i shquar dhe për ta përcjellë veprën e tij si model për brezat në vazhdim.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages490
ISBN9789928046093
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1