Oqeanet e deshires View larger

Oqeanet e deshires

Shejh Nazim ElKëbrisi MAS0058

New product

Përshkrim i shkurtër : Oqeanet e Mëshirës është një libër me përmbledhje bisedash dhe kumtesash të mbajtura në Londër, gjatë muajit Ramazan të viteve 1984, 1985 dhe 1986, nga Shejhu Nazim, kreu i Nakshbandive me qendër në Qipro.

More details

200 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243195

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Oqeanet e Mëshirës është një libër me përmbledhje bisedash dhe kumtesash të mbajtura në Londër, gjatë muajit Ramazan të viteve 1984, 1985 dhe 1986, nga Shejhu Nazim, kreu i Nakshbandive me qendër në Qipro. Këto biseda kanë tematika nga më të ndryshmet, ku më së shumti spikatin elementet e përshpirtshmërisë islame, njohja e thellë mbi burimet fetare islame dhe kuptimi i tyre në dritën e misticizmit islam. Shpeshherë bisedat kanë nje ton të ngrohtë dhe këshillues, ku merren në trajtim çështje universale me të cilat ndeshet individi musliman dhe në kuptimin e drejtë të tyre si: mirësjellja, oratoria, sinqeriteti, pastrimi i nefsit (egos), vëllazëria, shërbimi ndaj Zotit, paqja shpirtërore etj. Në tërësi këto biseda simbolizojnë urtësinë e trashëguar nga një prej figurave më me ndikim në përshpirtshmërinë islame të kohës sonë. Shejh Nazim ElKëbrisi vdiq në moshën 92 vjeçare më 8 Rexhep 1453 (7 Maj 2014). Nga fjala e redaktorit mbi shënimet vërejme se Teksa këto biseda janë redaktuar për qartësi aty ku ka qenë e nevojshme, është bërë çdo përpjekje për ta ruajtur të paprekur stilin e paimitueshëm, shkëlqyeshëm elokuent të Shejhut Nazim. Shënimet janë shtuar në mënyrë që madje edhe atyre lexuesve që janë tërësisht të pamësuar me Islamin dhe terminologjinë e tij, tiu mundësohet lehtësisht ta ndjekin tekstin, me shprehjet e shumta të tij në arabisht. Në përkushtimin hyrës lexohet: Juve që keni ardhur, duke trokitur në shumë dyer për të parë nëse e vërteta ndofta mund të jetë e fshehur pas tyre, në derën e hapur gjerë të Islamit, duke parë përtej stereotipave në thellësitë dhe gjerësitë e pafundme të tij, ky libër ju kushtohet me dashuri, me shpresë se mund tjua sigurojë çelësin që do ta hapë çdo derë të mbyllur në rrugën tuaj drejt Pranisë Hyjnore.

Data sheet

pages423
ISBN9789928243195
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEljas Ahmedi