Jeta muslimane shqiptare reviste fetare - kulturore View larger

Jeta muslimane shqiptare reviste fetare - kulturore

Imam Vehbi Ismaili (kryeredaktor) MAS0037

New product

Përshkrim i shkurtër Ky libër i përgatitur nga Botimet ALSAR, vjen si botim anastatik i revistës së diasporës Jeta muslimane shqiptare me editor Imam Vehbi Ismailin. Jeta muslimane shqiptare, u botua në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Revista tremujore e nxjerrë përgjatë viteve 50 të shekullit të njëzetë pati një rol pionier në shtypin periodik islam të botuar nga diaspora pas Luftës së Dytë Botërore.

More details

200 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319449

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky libër i përgatitur nga Fondacioni ALSAR, vjen si botim anastatik i revistës së diasporës Jeta muslimane shqiptare me editor Imam Vehbi Ismailin. Jeta muslimane shqiptare, u botua në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Revista tremujore e nxjerrë përgjatë viteve 50 të shekullit të njëzetë pati një rol pionier në shtypin periodik islam të botuar nga diaspora pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo revistë e nisi botimin e saj në tetor të vitit 1949, dhe gjithsej u botuan 32 numra (4 numra në vit). Në këtë botim anastatik janë përfshirë tri prej numrave të revistës që u mundën të gjeheshin në arkiva, përkatësisht numri i dytë i vitit III, numri i katërt i vitit VII, dhe numri i parë i vitit të VIII. Lënda e këtyre tri numrave na ndihmon për ta vlerësuar revistën, për të çmuar nivelin e saj dhe për të krijuar nje qasje mbi idenë e botimit. Artikujt, shkruar në shqip apo anglisht, kanë të bëjnë kryesisht me Islamin. Ato paraqiten në trajtën e lëndës shpjeguese, historike e analitike, duke nisur me mesazhin islam, pozitën e gruas në Islam, jetëshkrimin e Profetit Muhammed (a.s.), Ramazanin, ezanin, thelbin e mësimeve kuranore, mevludin, përhapjen e shpejtë të Islamit, historinë e Islamit në Shqipëri, etj. Gjithashtu paraqiten edhe aspekte kulturore si përkthime dhe kushtime poetike. Histori njerëzish me gjurmë në Islam ndiqen, nga një artikull në anglisht mbi bazat e demokracisë në Islam, nga një studim mbi historinë e mjekësisë arabe, apo nga një përcaktim tepër prekës për miqësinë dhe sinqeritetin. Aktivitetet e muslimanëve dhe të shoqatave islame aty ku botohet revista kanë në të hapësirën e tyre. Botimi ka gjithashtu një studim të shkrimtarit Hajrudin S. Muja me titullin Një vështrim i shkurtër historik për Komunitetin Musliman të Shqiptarëve në Amerike. Ky studim mund të ndihmojë si një tekst, për të kuptuar historikun dhe kontekstin mbi të cilin u ndërtua dhe me të cilin u rrethua komuniteti që e bëri të mundur edhe daljen e kësaj reviste.

Data sheet

pages256
ISBN9789928319449
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë