Islami dhe religjionet boterore 2 View larger

Islami dhe religjionet boterore 2

Xhemaludin Latiç MAS0032

New product

Përshkrim i shkurtër : Ky libër, ashtu siç paraqitet edhe në nëntitull, Udhëzues për mësimbesimin në shkollat e mesme është një tekst i hartuar nga autori boshnjak Xhemaludin Latiç si fryt i punës së tij dhe i përvojës katërvjeçare në një gjimnaz të Sarajevës.

More details

200 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319326

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ky libër, ashtu siç paraqitet edhe në nëntitull, Udhëzues për mësimbesimin në shkollat e mesme është një tekst i hartuar nga autori boshnjak Xhemaludin Latiç si fryt i punës së tij dhe i përvojës katërvjeçare në një gjimnaz të Sarajevës. Libri përbëhet nga dy vëllime. Ky tekst vjen në shqip në përmbushje të programit arsimor që ka fondacioni ALSAR, si dhe ne përgjigje të zhvillimeve aktuale të realitetit shqiptar, duke vlerësuar arritjet dhe treguesit e sistemit arsimor fetar në Republikën e Bosnjes dhe të Hercegovinës, po ashtu edhe nivelin e standardet e tij të parametrave bashkëkohorë. Ky tekst ka karakter edukativ për nxënësit e shkollave të mesme, mbi religjionet e medha monoteiste e botërore dhe rëndësinë në kuptimin e drejtë të tyre. Duke iu referuar kontekstit boshnjak autori shprehet kështu për nevojën dhe qasjen e një teksti të tillë edukativ: Para së gjithash, do ta cekim nevojën e flaktë për këtë lëndë nëpër shkollat e mesme, përmbajtja e së cilës do të ishin doktrinat, historia dhe kultura e religjioneve monoteiste, të cilat ekzistojnë në Bosnje e Hercegovinë, si dhe të atyre që konsiderohen si botërore dhe ndikimi i të cilave është i madh në hapësira të tjera të planetit. Kësaj lënde duhet ti qasemi sa më seriozisht, shkencërisht, konkretisht dhe me përshkallëzimin e duhur. Pse? Për shkak se njohuritë e qytetarëve të rinj të këtij vendi të bukur dhe jo rallëherë fatkeq, për lëndën e lartpërmendur, janë me rëndësi jetike për paqen dhe mirëqënien e vendit, marrim guximin të themi: për fatin e tij. Në Bosnje e Hercegovinë siç e dimë të gjithë jetojnë dhe ndërthuren katër tradita fetare. Asgjë si feja nuk ndikon tek njerëzit! Asgjë si feja nuk mund të bëjë nga ato qënie më të mira, më humane dhe asgjë si feja nuk mund të keqpërdoret në përballjen e njerzve të rritur në tradita të ndryshme fetare.

Data sheet

pages272
ISBN9789928319326
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Poshka