Viktor Canosinaj BVC0003
New product
Kjo pjese flet për Merin, një vajze 13 vjeçare e cila ka një motër dhe një vëlla Noren dhe Albin. Merit i vdiq e ëma dhe ajo duhet ta mbante e vetme shtëpinë !
1 Item
Warning: Last items in stock!
Pas vdekjes së mamasë Meri filloi pune sepse familja e saj ishte shume e varfër. Vëllai i Merit, Albi shiste gjera te vjedhura dhe një dite atë e kapi policia.
Kurse babai i saj vinete i dehur ne shtëpi. Meri bënte te gjitha punët dhe nuk kishte kohe për te mësuar. Ajo kishte një shok te ngushte qe quhej Sid.
Me kalimin e kohës filloi te bënte shoqëri me një vajze me emrin Klara dhe me shoket e saj Aldon edhe Gencin. Ato do te shkonin ne Greqi edhe donin te merrnin me vete edhe Merin.
Prindërit e kishin ndaluar Sidin te shoqërohej me Merin sepse e konsideronin shoqëri te keqe. Një dite Meri doli nga shtëpia edhe aty erdhi Aldo me makine dhe e futi brenda. Ai e kapi atë prej fyti e Meri filloi te qante. Pastaj ajo ndodhej ne spital.
Sidi i kishte thëne prindërve te tij te ndihmonin babin e Merit te hiqte dore nga alkooli. Dhe ato e ndihmuan atë.
Me pas çdo gjë shkoj mire edhe Meri filloi te mësonte me shume dhe ato nuk ishin me te varfer.
Lloji i botimit | Paper back |
pages | 233 |
ISBN | 9789994393847 |
Viti i botimit | 2006 |
Vendodhja e botimit | Durrës |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 13 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Roman | Psikologjik |
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një libër i cili kryesisht u dedikohet departamenteve studimore të muzikologjisë. Lexuesit, përmes saj, do të mësojnë të ndërtojnë analiza të plota harmonike dhe formale të muzikës, të nxjerra nga veprat instrumentale të Haydn, Mozart e Beethoven. Libri ilustrohet me mjaft shembuj muzikorë të shënuar për secilën temë të mbuluar.
Kjo vepër bën përmbledhjen në formë atlasi të tërë njohurisë për kulturën dhe qytetërimin islam. Në të përshkruhen botëkuptimi i Islamit, besimi, traditat, institucionet dhe rrënjët që Islami ka lëshuar brenda kulturave të tjera. Kjo vepër e pasuruar me ilustrime, tabela dhe harta paraqet sferat e shumta të jetës, si: adhurimet e përditshme të...
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepërmonumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Një Filozofi & Psikologji e Historisë, një trajtesë rreth çështjes së kuptimit të saj në epokën e kapitalizmit global dhe postmodernizmit. Duke sfiduar konceptin West-centrist dhe eurocentrist të modernitetit, Hunt-i na mëson që të studiojmë Historinë e etikës, që të mos merremi me utopi dhe të kemi synime modeste për të ardhmen e afërt.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra Tevilatul-Kuran e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me mendimet...
Një libër që regjistron reflektime personale të autorit mbi çështjen e Kosovës nga okupimi serb e deri tek administrimi ndërkombëtar dhe evidenton probleme dhe paqartësi që lidhen me shtendërtimin. Esetë e përfshira në këtë libër hedhin dritë mbi ngjarjet, interesat dhe pozicionet e aktorëve politikë që e kanë formësuar rrugëtimin shtetndërtues në Kosovë.
Një roman i llojit të fantazisë për moshën 10-14 vjeç, i shkruar nga një prej autorëve më të spikatur të letërsisë për fëmijë
Libri është një roman kushtuar viktimave të idealizmit në çdo kohë dhe sistem.
Një roman për adoleshentë të moshës 12-16 vjeç. Në këtë libër trajtohet fati i fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre gjatë jetës së vështirë.
Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e diktaturës komuniste.
U botua në vitin 1998. Është një lloj vazhdimi i romanit “Ata kërkonin lumturinë” dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit “Ata kërkonin lumturinë” shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.
Një libër për fëmijë të moshës 10-14 vjeç. Libri me aventura ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002.
Historia e vecantë e jetës së një gruaje, e vendosur në tri periudha kohore: monarki, Luftën e Dytë Botërore dhe komunizëm; sfida që ajo i bën shoqërisë dhe moralit të saj fals në emër të një dashurie të madhe. Një histori për të gjitha gratë që sfidojnë kohën e tyre, një histori për të gjithë burrat që u qëndrojnë pranë.
Romani "Vajza përtej murit" është historia tragjike e një dashurië të pamundur e vëndosur në Janinën e kohës së Ali pashës. Por dashuritë nuk kanë kohë dhe vëndndodhjë. Të gjithë kemi pasur dashuri të ndaluara që, në një mënyrë apo një tjetër, kanë ndikuar në jetën tonë për të kuptuar pse kjo botë është e mbushur me ndalime dhe paragjykime të të gjitha...
Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit.
Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati.
Nje grua austro-hungareze, baronesha Shenteben, vjen perdisa muaj ne Shqiperine e fillimshekullit XX per te ndenjur prane te shoqit, nje albanolog i njohur dhe nderkohe ajo zbulon nje te vertete tronditese qe lidhet me burrin e saj, Qendrimi ne Shqiperi sjell ne jeten e gruas nje dashuri te stuhishme per nje njeri pak te njohur, ngjarje qe do te ndryshoje...
Dy njerëz ikin drejt një bote ndryshe, të ëndërruar prej kohësh, por ende të panjohur për ta. Kjo botë ndryshon shumë gjëra në jetën e tyre, përfshi dashurinë e lindur në ikje e sipër nga vendlindja. Një libër për të kuptuar thellësinë dhe vërtetësinë e dashurisë.
Historia e jashtëzakonshme dhe prekëse e një djali shqiptar nga fshati Ishëm i Durrësit. I lindur me një talent të rrallë për pikturë.
Një familje shqiptore me origjinë nga fshati, prindërit dhe dy fëmijë odoleshentë, emigrojnë në SHBA, ku ndeshen me një sërë vështirësish dhe problemesh, të cilat duhen kapërcyer. Në romon trajtohet fenomeni i bulling-ut, i përhapur edhe në shkollot tona. Po ashtu një vend të spikatur zënë edhe marrëdhëniet fëmijë-gjyshër, të cilat në ditët tona po...
Romani trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë. Ky roman është i vetmi i autorit me nota të...
Aksion, aventura dhe emocione pa fund. Një dashuri e rrallë dhe tepër njerëzore.
Roman i llojit të problemeve sociale. Trajton dashurinë e parë të dy adoleshentëve, një gjimnazisteje dhe një nxënësi të Liceut Artistik, i cili studion për piano, dashuri që ndjek një linjë të vështirë për shkak të futjes në mes të dy të dashuruarve të një vazje tjetër. Romani pasqyron problemet e adoleshentëve të ditëve tona dhe raportet e tyre me...
Kjo është një vepër e ngritur mbi një simbolikë tepër të veçantë: udhëtimin e detyrueshëm nëpër oqeane të një mase njerëzish drejt një bote lumturie që nuk ekziston askund. Kjo masë njerëzish mbahet forcërisht në një anije gjigante dhe askush nuk e di çfarë do të ndodhë të nersërmen. Udhëtimi i tyre është metaforë e pasigurisë që e rrethon racën njerëzore...
Viktor Canosinaj vjen me një tjetër roman për të rinj, - kësaj radhe me një thriller, pas suksesit që ka pasur me librat e mëparshëm për moshat e reja
Fati i dy njerëzve ndryshe në një shoqëri të mbyllur dhe paragjykuese, që luftojnë për të ndryshuar jetën e tyre...
Një ditë, në breg të detit, një djalë dhe qeni i tij gjejnë një valixhe të vjetër, brenda së cilës ndodhet një e fshehtë që do të ndryshojë plotësisht jetën e tyre. Për shkak të kësaj të fshehte ata nisin një sërë aventurash dhe marrin një arrati të gjatë drejt vendesh të panjohura, duke krijuar miqësi të reja dhe duke provuar forcën e karakterit të tyre....
Ky roman trajton raportet e individit me pushtetetin dhe vullnetin e nje tirani te gjithepushtetshem qe ben me vendin e tij cdo gje qe deshiron, duke perfshire edhe djegien e te gjithe librave, per te nisur nje epoke te re. Eshte nje roman kushtuar lirise, dashurise dhe kurajes njerezore per t'u perballuar me te keqen.