Shenime nga shkolla e Partise View larger

Shenime nga shkolla e Partise

Daut Gumeni BD0347

New product

Përshkrim i shkurtër

Një roman dokumentar mbi kampet e punës dhe burgjet komuniste, pjesë e jetës së autorit për 23 vjet. Ngjarje të cilat vijnë përmes personazheve reale (edhe pse nganjëherë me emra të ndryshuar) përbëjnë kapitujt e këtij libri, me një improvizim kaq bindës të detajeve dhe dialogjeve, sikur ngjarja të kishte ndodhur dje, brenda një historie, të cilën autori shprehet se e ka shkruar të lidhur më tepër me fillin e hekurt të telave me gjemba, sesa me atë fillin artistik.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994302758

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Satira e mprehtë dhe elegante, thellësia, pasuria e ideve, bukuria e parashtrimit dhe e shtjellimit të tyre, qartësia e gjykimeve etike, politike e filozofike, origjinaliteti i rrëfimeve, gjuha brilante aq e begatë, mendoj se e bëjnë veprën të veçantë e një ndër më të arrirat e letërsisë së sotme shqipe. Autori na sjell të gjallë, ashtu të llahtarshëm, Ferrin që ngriti regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj të dënuarve politikë! Dhe ky Ferr, ndryshe nga Ferri dantesk, ndëshkimin e kishte si në Rrethin e Nëntë! Libri është një dëshmi tronditëse e terrorit dhe e krimit shtetëror, por mbi të gjitha e qëndresës burrërore e heroike të atyre mijëra shqiptarëve që aspironin dhe therorizoheshin për lirinë. Autori, edhe pse është vetë në pjesën më aktive të këtyre bashkëvuajtësve, të qëndresës dhe të luftës së paepur të tyre në kampet e vdekjes, në roman ua lë shokëve vendin parësor. Në këtë vepër ka shumë dhimbje, shumë krime, shumë vuajtje dhe vdekje. Këto autori na i jep të gjalla e rrëqethëse. Por është liria, shpirti dhe fuqia e tyre e kjo dëshmi shkëlqen në tërë veprën. Të mahnit forca e jetës dhe triumfi i saj! Kënga, humori i jashtëzakonshëm e solidariteti njerëzor, janë armët e pamposhtura të këtyre heronjve të lirisë. Një det me këngë e me humor nga tërë vendi, i bien kryq e tërthor gjithë veprës, duke u dhënë shpirtin e triumfit bëmave të atyre njerëzve edhe në fund të Ferrit. Kënga dhe e qeshura janë për ta armët e luftës dhe të fitores. Kënga e hap dhe e mbyll veprën si lajtmotiv i lirisë dhe i fuqisë së shpirtit njerëzor

Data sheet

pages578
ISBN9789994302758
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë