Specials

Besim dhe Spiritualizëm There are 299 products.

per page
  • Quick view
    500 Lekë In Stock

    Shkolla kelamiste/apologjetike maturidite, e themeluar në vijën e Imamit të madh Ebu Hanifes, është shkollë që ndiqet pothuajse nga gjysma e myslimanëve të botës. Imam Maturidiu është pikë referencë për shumë vepra të fushës së tefsirit, kelamit dhe usuli fikhut.

    500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Ky libër jep një retrospektivë Historike të moraleve nga antikiteti, Krishterimi, Filozofi & Psikologjia morale e shekullit XVIII, zhvillimet (anti) moraliste në shekullin XIX, deri te pikëpamja psikanalitike. Nëse arsyeja është mëse e mjaftueshme për të na lidhur me socialen, atëherë është zemra ajo që na lidh me humanitetin dhe me të vërtetat morale.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    350 Lekë In Stock

    Vepra e Usame Ibn Munkidhit (1095-1188) paraqet një përmbledhje kujtimesh të një ushtari- dëshmitari të kohës, të shkruara me një stil të veçantë, një regjistër përjetimesh të kryqëzatave. Në këtë libër portretizohet lufta, mbijetesa dhe sulmuesit e krishterë nga këndi i një aristokrati sirian arab të shek. XII.

    350 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Autori në këtë vepër flet për disa nga nocionet kuranore dhe përkthimin e tyre në gjuhën shqipe duke iu referuar versionit të përkthimit të Kuranit nga i ndjeri Sherif ef. Ahmedi. Ky libër tejmase u shërben studiuesve të Islamit teologëve dhe masës së gjerë myslimane.

    900 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 200 Lekë In Stock

    Një libër për studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe për të gjithë ata të interesuar për ta kuptuar eurocentrizmin në disiplinat e shkencave dhe teorisë politike, politikës ekonomike ndërkombëtare, gjeografisë, studimeve kulturore letrare, sociologjisë dhe, hiç më pak, antropologjisë. Autori vë në dukje se teoria ndërkombëtare është për këtë...

    1 200 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    350 Lekë In Stock

    Kthimi i fesë në skenën publike nuk është fenomen vetëm islam, por global, që do të thotë se ekzistojnë shkaqe të përgjithshme të zgjimit fetar. Opozita islame në botën arabe! Cila është ajo? Është pikërisht ky libër, përkatësisht ky studim, që jep shumë përgjigje interesante dhe, mbi të gjitha, cilësore dhe përmbajtjesore. Autori në këtë libër synon që...

    350 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Një vepër me të cilën autori bën përpjekje të kuptojë rrjedhën e umetit islam, shkaqet e tatëpjetës dhe qytetërimit të tij, që u shndërrua në një umet të margjinalizuar, me sisteme dhe institucione të bëra copa-copa. Autori ndalet në motivet e dominimit të autokracisë dhe korrupsionit në Historinë politike të umetit, edhe pse dihet se esenca e Islamit...

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    600 Lekë In Stock

    Një vepër e rëndësishme nga fusha e estetikës (estetika Filozofi & Psikologjike ose Filozofi & Psikologjia e artit), përmes së cilës autori i qaset veprës artistike nga pikëpamja e estetikës, respektivisht shqyrtohet vendi i veprës artistike në estetikën nga gjysma e dytë e shekullit XX.

    600 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    600 Lekë In Stock

    Pesëdhjetë kandila për ndriçimin e shtigjeve tona janë pesëdhjetë mesazhe që kanë për qëllim ngritjen e personalitetit të fëmijëve tanë dhe ndjekjen e rrugës së drejtë dhe përparimin në mësim, punë dhe në të gjitha sferat.

    600 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    350 Lekë In Stock

    Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra Tevilatul-Kuran e Imam Maturidiut. Ndër këto tema janë Historia dhe ligjet e shoqërisë, sheriati në traditën fetare, njeriu, antropologjia teologjike, kultura politike dhe fuqia e udhëheqjes. Nëpërmjet këtij libri, lexuesi do të njihet me mendimet...

    350 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 500 Lekë In Stock

    Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...

    1 500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 400 Lekë In Stock

    Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.

    1 400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    400 Lekë In Stock

    Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.

    400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    600 Lekë In Stock

    Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.

    600 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    500 Lekë In Stock

    Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.

    500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 400 Lekë In Stock

    Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...

    1 400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    500 Lekë In Stock

    Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.

    500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    150 Lekë In Stock

    Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.

    150 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    3 500 Lekë In Stock

    Dhuna është një temë që është e pranishme në të gjitha mediumet dhe diskutimi mbi praninë dhe ndikimin e dhunës në to gjithmonë ka qenë aktual, sidomos me paraqitjen e mediumeve të reja, në të cilën ajo ishte, të paktën në fillim, kryesisht në një dritë negative. Ky libër synon të ofrojë pikërisht një trajtesë mbi praninë e dhunës në mediume.

    3 500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    400 Lekë In Stock

    Titulli i librit aludon në interpretimin e teksteve themelore të Islamit dhe atyre interpretuese, domethënë diskursin teologjik islam, duke u mbështetur në analiza që rezultojnë nga deduktimet e kritikës moderne.

    400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    400 Lekë In Stock

    Një studim sociologjik që trajton sëmundjet sociale, duke filluar nga prostitucioni e deri te korrupsioni si probleme këto me përmasa planetare. Vepër mjaft e dobishme, sidomos për të rinjtë si dhe për të gjithë ata që duan të njihen me këto fenomene negative.

    400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 100 Lekë In Stock

    Një manifest politik që Akçura ia sugjeroi Perandorisë Osmane si mundësi për të dalë nga qorrsokaku politik, kulturor e qytetërimor, ku gjendej gjatë dy tre shekujve të fundit, por që arriti kulmin në fillim të shekullit XX. Autori është fokusuar në tri mënyra të politik-bërjes: osmanizmi (sipas modelit amerikan), islamizmi dhe turkizmi.

    1 100 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Vepër që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së njërit ndër figurat markante të lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, Hasan Bilallit, përndryshe bashkëveprimtarit të Azem Maranës. Kjo monografi ka përplot shënime, dokumente arkivore e procesverbale të ndryshme që i referohen kohës kur veproi Hasan Bilalli. Vepra përmbush një zbrazëtirë të madhe, sepse...

    1 000 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 500 Lekë In Stock

    Emri i Montesquieu-es ka lënë gjurmë të thella në Historinë politike, organizimin politik dhe teoritë politike. Ai sugjeron një sistem politik në të cilin pushteti ndahet në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo vepër, që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, është një nga veprat e tij që përfshin kujtimet dhe ligjëratat e mbajtura në Akademinë e...

    1 500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 400 Lekë In Stock

    Vëllimi i gjashtë i librit DYZET NET, si vazhdë e pesë vëllimeve të botuara më parë, bart porosinë e përulësisë që theksohet në Kuranin famë-lartë dhe, si rrjedhojë, krijon një sens të fetarisë përkushtuese dhe jo vetëm përshkruese.

    1 400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    2 300 Lekë In Stock

    Një libër i cili kryesisht u dedikohet departamenteve studimore të muzikologjisë. Lexuesit, përmes saj, do të mësojnë të ndërtojnë analiza të plota harmonike dhe formale të muzikës, të nxjerra nga veprat instrumentale të Haydn, Mozart e Beethoven. Libri ilustrohet me mjaft shembuj muzikorë të shënuar për secilën temë të mbuluar.

    2 300 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    400 Lekë In Stock

    Në vepër me trajtesa të ndryshme të jetës politike në Kosovë, të cilat autori i ka shkruar ndër vite. Sipas Krasniqit, Kosova në planin e jashtëm vazhdon të jetë fatkeqe, sepse ende është peng i mitit imperial serb. Ndërsa në planin e brendshëm, Kosova është fatkeqe sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon lirinë e saj.

    400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    500 Lekë In Stock

    Vepër mbi relacionin ndërmjet tekno-shkencës dhe etikës njerëzore, duke e analizuar ndikimin e procesit teknologjik shkencor në prishjen e baraspeshës etike dhe aksiologjike në shoqërinë njerëzore, veçanërisht në kohën e re. Sipas autorit, dialogu midis bioetikës, nga njëra anë, dhe doktrinës morale të Islamit dhe ligjit islam nga ana tjetër, mund të...

    500 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    250 Lekë In Stock

    Një vepër monumentale e sociologut të famshëm francez, Jean Baudrillard, i cili konstaton se konsumi si një mit i ri fisnor, është shndërruar në moralin e botës tonë aktuale. Sipas tij, pikërisht konsumi është duke shkatërruar bazat e qenies njerëzore. Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi. Libri iu rekomandohet studiuesve të...

    250 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    400 Lekë In Stock

    Libri në fjalë ngërthen në vete dy qëllimet, sjellë dialogun e një intelektualeje dhe autoreje nga Tirana dhe Kim Mehmetit nga Shkupi. Në të vërtetë ky dialog i papërfunduar mes Aldës dhe Kimit është edhe portret i përbashkët i dy bashkëbiseduesve, të cilët njëri nëpërmjet pyetjeve e tjetri nëpërmjet përgjigjeve, na shpalosin shumë të vërteta për...

    400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    900 Lekë In Stock

    Në këtë tekst universitar, autori ngërthen dhe nyjëton qasjet e ndryshme teorike dhe të përgjithshme të Filleve të së drejtës, ku lexuesit i ofrohet një gamë e gjerë e çështjeve dhe aspekteve të ndryshme juridike, që i japin trajtë përmbajtjes së materies së kësaj lënde mësimore.

    900 Lekë
    In Stock
Showing 225 - 256 of 299 items