Per here te pare vjen ne shqip nje liber per meditimin Zen, i cili eshte antidoti i persosur per tu perballur me kaosin e jetes moderne. Autori japonez Shunmyo Masuno sjell teknikat e thjeshta te kesaj tenike permes 100 leksioneve, te mbushura me udhezime praktike.
Ky libër i përgatitur nga Botimet ALSAR, vjen si botim anastatik i revistës së diasporës Jeta muslimane shqiptare me editor Imam Vehbi Ismailin. Jeta muslimane shqiptare, u botua në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Revista tremujore e nxjerrë përgjatë viteve 50 të shekullit të njëzetë pati një rol pionier në shtypin periodik islam të botuar...
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Në këtë vepër autori Mehmed Begoviq, nga e drejta sheriatike në përgjithësi, trajton vetëm të drejtën martesore, të cilën, siç paraqitet në tekst, shkenca islame e konsideron si pjesën më të rëndësishme të së drejtës sheriatike.
Libri Gruaja dhe familja në 40 hadithe vjen për lexuesin shqiptar si udhërrëfyes i jetës së lumtur familjare. Titulli lë përshtypjen se në libër trajtohen vetëm dyzet hadithe (shprehje të Profetit a.s. të transmetuara nga tradita islame), por gjatë leximit të tij vihet re se në fakt përmenden edhe shumë hadithe të tjera që mbështesin, sqarojnë dhe...
Libri Hapat në Islam, u përkthye në shqip në kuadrin e realizimit të projektit arsimor nga fondacioni ALSAR për botimin e teksteve mësimore të karakterit edukativ islam për nxënësit e institucioneve arsimore të ciklit nëntëvjeçar dhe të mesëm.
Ky libër, ashtu siç paraqitet edhe në nëntitull, Udhëzues për mësimbesimin në shkollat e mesme është një tekst i hartuar nga autori boshnjak Xhemaludin Latiç si fryt i punës së tij dhe i përvojës katërvjeçare në një gjimnaz të Sarajevës.
: Ky libër, ashtu siç paraqitet edhe në nëntitull, Udhëzues për mësimbesimin në shkollat e mesme është një tekst i hartuar nga autori boshnjak Xhemaludin Latiç si fryt i punës së tij dhe i përvojës katërvjeçare në një gjimnaz të Sarajevës.
Islami: një mënyrë gjithëpërfshirëse e të jetuarit është një libër i botuar nga dr. Ahmed Ferid Moustafa, së pari në anglisht në vitin 1987, për tu përkthyer më pas në shumë gjuhë të botës si rusisht, kinezisht, altai etj. Tashmë ai i ofrohet në shqip edhe lexuesit shqiptar.
Ky liber i shejh Nazëm elHakani, vjen si një përmbledhje me biseda, rrëfime të tij dhe aforizma, të cilat përmbajnë nje mesazh përmbledhës, atë të shërbimit ndaj Zotit.
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Vepra MEULUDI SHERIF e Hafiz Ali Riza Ulqinakut me nëntitull Lindja e Hazreti Muhammedit Alejhisselam është një nga veprat e rëndësishme të produktit letrar shqip mbështetur në traditën kulturore dhe fetare islame, si manifestim letrar dhe ceremonial.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
: Oqeanet e Mëshirës është një libër me përmbledhje bisedash dhe kumtesash të mbajtura në Londër, gjatë muajit Ramazan të viteve 1984, 1985 dhe 1986, nga Shejhu Nazim, kreu i Nakshbandive me qendër në Qipro.
Ky vëllim poetik i Muhamet Kastratit, përmes poezive me tituj të ndryshëm dhe me histori të ndryshme, na paraqet jeten e Muhamedit a.s. duke kapur pjesëza nga jeta e tij.
Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) është një libër nga prof. dr. Mehmet Maksudo?lu i cili flet mbi jetën e Muhamedit a.s. duke u mbështetur mbi burimet e dorës së parë, ose tek ato që i kanë përdorur këto burime.
Libri i autorit të mirënjohur kosovar Nexhat Ibrahimi Sfidat ndaj muslimanëve në fillim të shekullit XXI është një prurje e re e tij që i drejtohet opinionit publik mbi shumë tema themelore me të cilat përballet Islami në shekullin e XXI.
: Kaligrafia për fillestarët, metodë e shkrimit nesih është një vepër nga kaligrafisti turk Ömer Faruk Dere. Ajo shërben si një metodë mbi artin e kaligrafisë, i cili është një nga përbërësit themelor të artit islam.
: Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe është një studim monografik i cili ka si objekt kryesor poemen e Jusufit dhe Zelihasë në letërsinë tonë.