Botim I përgatitur nga Bejtullah Destani dhe Ethem Çeku me dokumente të arkivës shtetërore italiane për Shqipërinë prill-korrik 1943
Në këtë vepër janë përmbledhur shkrime për politikën e krijimtarinë letrare e shkencore, për krijues e vetje të tjera, për ngjarje, dukuri e veprime të ndryshme politike në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë.
Libri është një histori e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, dhe jo vetëm e Shqipërisë. Për aq sa është e mundur, në kornizat e një libri të tillë janë reflektuar edhe qëndrimet e shqiptarëve në Kosovë e në Çamëri, në emigracion
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara
Merita e parë e veprës së Borgia s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe...
Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA.
Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
Në këtë vepër tërësore, autori Pëllumb Qazimi bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor- ecurisë së zhvillimit...
Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar.
Më në fund, pas 93 vjetësh, historia e parë e Shqipërisë shkruar në gjuhën angleze dhe botuar në SHBA në vitin 1919, ribotohet ne shqip, në gjuhën amtare të autorit, Kostë Çekrezit, një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, pjesë e kuartetit të famshëm të diasporës shqiptare amerikane: Fan Noli, Faik Konica, Kostë Çekrezi...
Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
Montanelli është shkrimtar kontrovers posaçërisht në këtë libër: jo vetëm për nga fryma e një agjit-propi të caktuar ideologjik që fryn kur-e-kur faqeve të tij, por edhe për nga ato lajthime të tij historike që mund të na ngjajnë neve sot qesharake.
Libri përmban përshtypje nga udhëtimi në Shqipëri (ende pjesë e Perandorisë Osmane), na jep një tablo të gjallë e mjaft interesante, çka e bën atë një ndër veprat më të rëndësishme të literaturës italiane kushtuar Shqipërisë.
Një libër që flet për ushtarët shqiptarë, shumë prej të cilëve pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, zgjodhën rrugën e mërgimit dhe këtu zë fill rruga e gjatë e diasporës.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Nuk mund të mos biem dakord me një ide gjeniale të filozofit të shquar gjerman Haideger, i cili do të theksonte që ne të mos e trajtojmë historinë si një koleksion të thjeshtë antikitetesh.
Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
Në mes të një morie besimesh dhe një morie ritesh magjike e turmash supersticioze, është zhvilluar vepra e madhe misionare e At Pazit.
Ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues të Shqipërisë në epokën e Skënderbeut.
Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".