Gruaja dhe familja ne 40 jadithe View larger

Gruaja dhe familja ne 40 jadithe

Zekeriya Güler MAS0021

New product

Përshkrim i shkurtër Libri Gruaja dhe familja në 40 hadithe vjen për lexuesin shqiptar si udhërrëfyes i jetës së lumtur familjare. Titulli lë përshtypjen se në libër trajtohen vetëm dyzet hadithe (shprehje të Profetit a.s. të transmetuara nga tradita islame), por gjatë leximit të tij vihet re se në fakt përmenden edhe shumë hadithe të tjera që mbështesin, sqarojnë dhe argumentojnë komentimin e bërë.

More details

200 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319395
Viti i botimit2021

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Libri Gruaja dhe familja në 40 hadithe vjen për lexuesin shqiptar si udhërrëfyes i jetës së lumtur familjare. Titulli lë përshtypjen se në libër trajtohen vetëm dyzet hadithe (shprehje të Profetit a.s. të transmetuara nga tradita islame), por gjatë leximit të tij vihet re se në fakt përmenden edhe shumë hadithe të tjera që mbështesin, sqarojnë dhe argumentojnë komentimin e bërë. Përzgjedhja e qëlluar e haditheve ofron një buqetë shumëngjyrëshe tematikash për lexuesin. Tematikat e trajtuara janë me shumë interes për gruan dhe familjen shqiptare. Duke nxjerrë në pah rëndësinë e konsolidimit brenda kësaj qelize bazë të shoqërisë, respektit dhe dashurisë mes anëtarëve të saj, autori thekson se e gjithë mbarëvajtja e jetës shoqërore fillon pikërisht këtu. Analiza kronologjike që autori i bën hadithit nga gjeneza e tij, ngjarja historike së cilës ai i referohet, trajtesa legjislative dhe lidhja me ngjarjet bashkëkohore, krijon panoramën e plotë të mesazheve dhe mësimeve profetike që vijnë për ne, në këtë kohë, në këtë vend, në këtë shoqëri. Zekeriya Güler i mbaroi studimet në Medresenë e Adanasë në vitin 1981 dhe u diplomua më 1986 në Universitetin Selçuk (Fakulteti i Teologjisë). Në të njëjtin Fakultet punoi si asistent kërkimor në degën e Hadithit. Po aty kreu masterin në Institutin e Shkencave Sociale (1988) dhe mbrojti doktoraturën (1993). Në vitin 1997 mori titullin Doçent dhe në vitin 2003 mori titullin Profesor. Aktualisht është anëtar i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin 29 May?s (Stamboll).

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages276
ISBN9789928319395
Viti i botimit2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlda Canja Abdiu