I ri Kulturë në pallat Shiko më të madhe

Kulture ne pallat

Isidor Koti IK0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është libri i parë në historinë e publikimeve shqiptare, një guide profesionale për administrimin e pallateve.Ndihmon administratorët e bashkepronësive dhe qytetarët e interesuar për bashkëjetesën në komunitet. Autori vjen nga një përvojë empirike tre vjeçare si administrator pallati në një kompleks banimi në Tiranë. 

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EMAL
ISBN 9789928043573

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

10 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ndryshimet e fundit ligjore për organizimet në komunitet dhe mirëadimistrimin e komplekseve të banimit në kryeqytetin shqiptar e kanë nxitur këtë botim, i cili është i vlefshëm për këdo që i përket qytetit dhe e jeton aktivisht qytetarinë e tij. Libri i Dr. Isidor Kotit vjen pas një rrugëtimi të gjatë në shkencat e komunikimit, si dhe falë përvojës profesionale, dhe pasionit në mbrojtje të vlerave të qytetarisë.
Ky botim është përgatitur me konsulencën e Prof. dr. Ymer Ciraku dhe Ing. Rezart Sulo, si dhe redaktimin e Dr. Leonard Dauti.

Libri ndihmon të kuptohen përgjegjësitë komunitare

Nga Prof. dr. Ymer Çiraku (Konsulent i librit)

E vlerësoj mjaft këtë kontribut që sjell ky libër, pasi është ndihmesë për të përballuar një problem të ri që ka dalë në shoqërinë shqiptare, atë të administrimit të banesave shumëkatëshe. Këto tashme janë bërë të shumta, në Tiranë e në qytete të tjera të vendit tonë. Për këtë problem është miratuar edhe legjislacioni përkatës, i cili është në fuqi, por vihet re se akoma nuk është krijuar koncepti i drejtë qytetar për zbatimin si duhet të tij. Një pjesë e madhe e banorëve, vazhdojnë të qëndrojnë në pozita indiferentë dhe pritëse prej strukturave shtetërore, kur ata janë brenda mjediseve private dhe duhet t’u përgjigjen me kontribute gjithashtu private, gjithë nevojave që dalin brenda tyre.

Autori i këtij libri, sjell jo vetëm informacionin dhe koncepte ligjore e qytetare mbi administrimin e pallateve, por i mbështet ato edhe me një përvojë të tij personale të suksesshme.

Libri është shkruar edhe me një stil tërheqës e mjaft bindës dhe besoj se kjo do të ndikojë që të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe të ndikojë e të ndihmojë në kuptimin e përgjegjësive komunitare prej tyre. Është pra, në formatin e një manuali, që do të sensibilizojë ndërgjegjen qytetare, që ata të jenë përherë aktiv në detyrimet e tyre kontributore, për të pasur një jetesë sa më të kulturuar e të pastër në komunitet.

 

Një libër i domosdoshëm jo vetëm për administratorët, por edhe për banorët e pallateve

Nga Dr. Leonard Dauti (Redaktori i librit)

Pas një leximi të kujdesshëm të dorëshkrimit të librit “Kulturë në pallat”, të autorit Isidor Koti, gjykoj se për vlerat që paraqet, për stilin e të shkruarit, për problemet që trajton e, sidomos, për aktualitetin dhe rëndësinë e tyre në mbarëvajtjen e bashkëjetesës qytetare në komunitet, ky libër është i domosdoshëm, jo vetëm për administratorët e pallateve të Bashkisë Tiranë, por edhe për publikun e gjerë. Gjykimin tim e mbështes në këto argumente:

-        Në këtë libër vihet theksi mbi një nga plagët e përherëshme dhe më të ndjeshme të bashkejetesës qytetare në Bashkinë Tiranë dhe jo vetëm;

-        Libri është një përpjekje për të ndihmuar në emancipimin dhe ndërgjegjësimin e banorëve, si dhe në rritjen e përgjegjësisë së administratorëve për mbarëvajtjen dhe kapërcimin e ngërçit;

-        Autori, duke qenë se punon si administrator i një kompleksi, e njeh shumë mirë kuadrin ligjor të administrimit të një pallati, njeh problematikën e marrëdhënieve me banorët dhe i ka pasqyruar këto qartë dhe me një stil të rrjedhshëm në këtë libër;

-        Libri, i bazuar në përvojën e tij, ofroj shembuj të zgjidhjeve praktike për probleme të ndryshme që dalin rëndom në punën e një administratori;

-        Procesi i administrimit të një pallati në Tiranë përqaset me raste të administrimit në vende të tjera, si Greqi, Itali, Angli dhe USA, çka i rrit jo vetëm vlerën informuese librit, por edhe atë argumentuese;

-        Libri ka një strukturë të menduar dhe organizuar shumë mirë, duke shpalosur aspektet kryesore të miradministrimit të pallateve.

Nisur nga sa kam parashtruar më lart, rekomandoj librin “Kulturë në pallat” si një libër të domosdoshëm për çdo administrator dhe banor pallati.

Të dhëna

Faqe160 faqe
ISBN 9789928043573
RedaktoriDr. Leonard Dauti
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13x20.5