Cmim i reduktuar! Porfida, ballo ne Versaje (HC) Shiko më të madhe

Porfida, ballo ne Versaje (HC)

Mira Meksi BO0219

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789995687908

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një këndvështrim i ndryshëm i kohës së diktaturës ku ka dritë jeshile në fund të tunelit nuk ka qenë pa peshë në motivimet e botimit të këtij romani. Romani është përkthyer në frëngjisht nga Alketa Spahiu por që i parë tërësisht nga autorja, ka vlerën autentike të origjinalit shqip. Romani i cili ka njohur botime dhe ribotime por edhe polemika në shtypin shqiptar sjell një Shqipëri totalitare, të mbyllur në vetvete, e cila ngjan si një çmendinë; ndërkohë që çmendina e vërtetë që mban brenda elementët më të rrezikshëm për stabilitetin politik të vendit, kthehet në një paradhomë të çuditshme që përgatit rininë e botës së lirë, në hullinë e një parfumi. Mira Meksi përshkruan në sfond historik absurditetin e diktaturës dhe qëndresën ndaj çdo lloj tjetërsimi, në sajë të kulturës dhe përvetësimit të shkrimeve kabalistike. Më 1995, Mira Meksi ka fituar çmimin e Radio France International mbi tregimin e pabotuar në kuadrin e frankofonisë me tregimin "Gërshërët", si edhe çmimin e festivalit të Saint Quentin (Sen Kentinit). Në vitin 1998 merr pjesë në aktivitetin e organizuar në Francë, "Bukuroshet e Huaja", kushtuar letërsisë shqiptare të kohës, si shkrimtare përfaqësuese. Më 1996 botohet në Francë antologjia e tregimit të shkurtër "Filli i Arianës", ku përfshihet edhe krijimtaria e Mira Meksit. Ndërkaq përkthyesja Alketa Spahiu mban titullin doktor i universitetit Paris- Sorbonë në letërsi të krahasuar dhe si studiuese dhe kritike e krijimtarisë së Ismail Kadaresë merr pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare.

Të dhëna

Faqe184
ISBN9789995687908
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë