I ringjalluri i penduar Shiko më të madhe

I ringjalluri i penduar

Rexhep Qosja BEM0089

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"I ringjalluri i penduar" është quajtur tregim, por mund të quhet edhe novelë, apo roman. Ka kohë që teoria e zhanreve nuk paraqet më rëndësi.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OM
Fletët103
ISBN9789951632287

500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tregimi i Rexhep Qosjes, duke qenë diskurs brikolar, merr citate dhe modele nga kategori të ndryshme tekstesh dhe strukturohet si tregim, si novelë, si roman, si ese, si tekst filozofik, si tekst politik, si tekst publicistik etj. Meqenëse, të gjitha këto lloje diskursesh që përbëjnë një lanx satura i shërbejnë qëllimit të autorit për me tregue, jo me shfaqë, një histori, atëherë autori zgjedh dominanten dhe e cilëson veprën tregim, ndërsa vetë tregimit ia vë epitetin satirik.

Satira nuk është strukturë, por është tonalitet. Origjina e saj lidhet me satirin, i cili te grekët ishte njeri me tipare të kalit, kurse te romakët – njeri me tipare të cjapit. Njeriun, kalin, cjapin i gjejmë edhe në monumentin e Skenderbeut: mbi kalë është njeriu që në përkrenare ka kokën e cjapit. Kështu, tregimi i Qosjes përmban edhe origjinën greko-romake të satirës.

Shikuar nga pikëpamja historike e zhvillimit të satirës shqipe, vjen si satira më e bukur dhe më e sertë e kësaj letërsie. Në të autori, me njohje të thellë mbi narratologjinë, është fshehur pas narratorit, kurse narratori pas heroit. Shpata Skenderbeut i merret në kufi, por një shpatë tjetër, ajo e satirës, vret e pret pa ndërprerë në një betejë të dyfishtë: kundër personazheve satirike dhe kundër prototipave politikë.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët103
ISBN9789951632287
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI tretë