69 gra Shiko më të madhe

69 gra

Arbër Ahmetaj SB0087

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gërmadhë letrare: As tregime, as novela, aq më pak romane

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221308

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ommbélé

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refu¬zuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd. Grua bujare e Afrikës. Buzë të tulta, të bollta mbytur në ëmbëlsi. Sy të mëdhenj, të errët, mis¬teriozë me qerpikë kaçurrele. Kodrave të buta të trupit tënd duket si¬kur vrapojnë tigreshat dhe leopardët e trembur prej krifës tënde të errët. Gjithçka është në lëvizje, në djegie në trupin tënd...

Rozafa

Dil nga guri, Rozafë! Dua të fle një natë me ty. Do shtrihem në anën e trupit që ke nën mur. Dua të bëj dashuri me atë pjesë të mrekullueshme, të shtypur, të trupit tënd. Për ty do shpik përkëdheljet më qiellore, butësinë më të paimitueshme të luleve dhe brymën më përndezëse të yjeve. Të dua Ro¬zafë!

Christelle

E gjatë, e hollë, bjonde, me syze të vogla rrumbullake. Ngjante me një kallam të tharë buzë ujërash. Dridhej trupi i saj prej lëvizjeve ma të lehta të ajrit. Si skurrjeli i hollë i një kroni në mes të gushtit, ta sh¬uante etjen duke të ndezur më tepër! Fsheh¬tas syve të botës e thithte gishtin e madh!

Gjyshja

Firmoste me gisht. Flokët e thinjura në ajër, si re e vogël e harruar mbi supe. Mbante erë mollësh, kur merrte kokën time në pre¬hër. Këmishën e qëndisur me lule të vockla. Kishte vetëm një, e lante dhe e paloste me kujdes çdo javë. Jo, kishte edhe një tjetër në arkë, për kur të vdiste. Nuk e pashë të ve¬shur me të. Isha larg...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe207
ISBN9789928221308
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë