Vdekja më vjen prej syve të tillë Shiko më të madhe

Vdekja më vjen prej syve të tillë

Rexhep Qosja BEM0008

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi. Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve ndërnjerëzore dhe ambientit. Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve. Rexhep Qosja përshkruan me mjeshtëri anët negative të njeriut dhe është i shqetësuar për këtë çështje.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vajazan
Fletët293
ISBN9789951580045

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këtë prozë janë përfshirë trembëdhjetë tregime

- Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi.

- Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve  ndërnjerëzore dhe ambientit.

- Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve.

- Rexhep Qosja përshkruan me mjeshtëri anët negative të njeriut dhe është i shqetësuar për këtë çështje.

Pjesë nga libri:

“E arti, siç e dini, mysafirë të nderuar, duhet të jetë i bukur për syrin, kuptimplotë për mendjen dhe, posaçërisht frymëzues, për trupin.”

“Pse është  kaq i ligë njeriu? Pse i merret mendja dhe i terren sytë porsa ta qëllojë e keqja? Pse njeriu i shkretë e ka zemrën aq të ngushtë dhe për të keqen më të vogël i fajëson të tjerët? A thua është e thënë të kërkojmë gjithmonë shkaqet e fatkeqësive tona te të tjerët dhe të mos i shohim tek vetja?”

“A mund të jetojmë  e të jemi të pastër si loti, të pafajshëm si fëmija? A mund të këqyrim pa bërë mëkat? A mund të flasim pa bërë mëkat? A mund të flemë pa bërë mëkat? A mund të marrim frymë pa bërë mëkat kur vdesin të mirët dhe rrojnë të këqijtë. Ç’ është njeriu që të mos kërkojë ndjesë!”

“Me vuajtje ndoshta i lajmë mëkatet.”

“Shqiptari kurrë nuk e ka pasur adet të lypë e, tani, më së shumti shqiptarët i shtrijnë duart.”

“- Mos je edhe ti i sëmurë?

- Jo, Astrit. Isha i sëmurë dhe u shërova; e shërova vetveten; u shërova kur në Unin e vogël gjeta Unin e madh  - dhe kur prej Unit të vogël  e përjashtova Shejtanin.”

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët293
ISBN9789951580045
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë