Në një cep të Ilirisë së Poshtme Shiko më të madhe

Ne nje cep te Ilirise se Poshtme

Mitrush Kuteli BK018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Ditë paqe e ditë lufte në Enkelinë e mbret Bardhylit" dhe "Nga Dyrakiona në Bardhonë" flasin për ngjarje që zhvillohen në lashtësi në një cep të Ilirisë së Poshtme. Ky "cep" është Shqipëria jonë e sotme, që bënte pjesë qëmoti në botën e madhe ilire, të zhgalitur dhe të coptuar gjatë shekujve në luftrat e rrepta kundër pushtonjësve romakë dhe më tej kundër vërshimeve të disa popujve të shkulur e të dyndur nga Lindja.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M.K.
ISBN9789928411730

970 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin:

Në tetorin e vjetit të kaluem më ra në dorë tue shpalue libra të ndryshëm nëpër stende të ndryshme të panairit ndërkombëtar të Frankfurtit, një libër i ri shqip. Kjo ishte vepra e fundit e Mitrush Kutelit "Në një cep të Ilirisë së Poshtme".

Qe ky takim i papritur që më ndali e më shtangoi në kambë midis asaj tollovie njerëzish e zhurme. Mun në faqen e parë më banë për vete fjalitë si të ishin shqiptue nga një za i njoftun: "Poshtë, në Drimonë, kish ardhur vera; lart, në malet, ish ende pranverë...", "Ajri ishte i fortë sa ta prisje me thikë, plot amëza aguliçesh, vjollcash...".

Mitrush Kuteli, pseudonimi letrar i Dhimitër Paskos (1907 – 1967) ashtë një ndër shkrimtarët ma origjinalë të letërsisë shqiptare. Nëse merren në shqyrtim të gjitha fazat e jetës së tij (mërgimi i gjatë kryekreje në Rumani, kthimi në atdhe, koha e luftës dhe heshtja e gjatë deri në vdekje) kemi përshtypjen se prozatori i shkëlqyeshëm pat jo vetëm dy emra, por edhe dy jetë... Vepra lexohet me andje sido të jetë gjendja shpirtnore apo përgatitja e lexuesit.

Martin Camaj

Të dhëna

Faqe304
ISBN9789928411730
Titulli origjinalMitrush Kuteli
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri