I ri Guri i rëndë në vend të vet Shiko më të madhe

Guri i rende ne vend te vet

Bardhyl Xhama TO0302

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet se të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, të këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshtat e këtij vëllimi me tregime duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësonjësi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak.

Më shumë detaje

101 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235510

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në shenjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre.

Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të ndërlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e fëmijës. Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës.

Ai vjen nëpërmjet lojës dhe sintetizimit të veprimeve për të trokitur drejt vetëdijes së qenies, larg moralizimeve të thata...

Pjesë nga libri Buka e huaj

Ram Molla kishte dy djem. Të madhit, Blerimit, iu dha e shkoi në mërgim. I vogli, Betimi, qe ca si tinëzar, nuk ia kishte qejfi punën e mbeti në fshat.

Blerimi, aty në dhé të huaj, punonte shumë dhe me fitime mbante veten, i dërgonte familjes, po edhe i tepronte diçka. Tjetri, Betimi, mori rrugë të shtrembër. U përzie me njerëz të lig e vuri ca pará të pista, pa punën e djersën e tij.

Ram Molla e nuhati të keqen, por ishte vonë. Djali i vogël i kishte dalë duarsh.

Një ditë, kur dolën ca njerëz që thoshin: “Do pará? Më jep mua një mijë sot, të të jap dy mijë nesër”, Betimi jo vetëm që u dorëzoi paratë që kishte vetë, po lajmëroi dhe të vëllanë të vinte dhe ai kursimet, se “këtej ishte bërë deti kos”.

Në të vërtetë, Blerimi u kthye në atdhe. Por me mendje të kthjellët. Në mërgim i kishte mbledhur ca pará sa për të rregulluar jetën në vendlindje. Po nuk pranoi kurrsesi këshillën e Betimit, që kursimet t’ua besonte atyre që “të kërkonin një, të të jepnin dy”. Dhe, siç kishte menduar, ashtu dhe veproi. Ngriti një dyqan e nisi të merrej me tregti.

- Sa budalla u tregove! - i tha një ditë Betimi. - Aq sa fiton ti në një vit, unë i marr në një dorë tek ata që…

- Qesh më mirë kush qesh i fundit, - ia preu fjalën Blerimi, që e kishte ndier erën e keqe të mashtruesve. - Mos harro, o vëlla, se kush ka ngrënë bukën e huaj, ia di më mirë vlerën parasë.

Kur pas disa muajsh Betimi mbeti me gisht në gojë e i humbi gjithë fitimet te “bamirësit”, kujtoi fjalët e të atit që i pat thënë: “Paraja është si uji i kripur, mor djalë, ta shton më shumë etjen. Nuk thonë kot që lakmia e madhe ha të zotin!”

Po tani ishte vonë e paratë i shkuan për dhjamë qeni. Siç i kishte fituar, ashtu dhe i humbi.

Të dhëna

Faqe120
ISBN9789928235510
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20