Amaneti Shiko më të madhe

Amaneti

Teodor Keko XHK0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dhe ai vetë ishte pak a shumë si personazhet e tij, i thjeshtë, herë-herë rebel, herë-herë e urrente këtë realitet, autopsinë e të cilit e bëri më mirë se kushdo. Por, në fund, i tëri i shtrirë në Shtratin e Humanizmit, me dashurinë për ata personazhe që nuk arritën kurrë ta ndryshonin Shqipërinë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994313921

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Më shumë se një pasthënie nga Andi Bejtja

Rreth dhjetë vjet më parë, në netët e hirta të dimrit në Tiranë, me nga një gotë birre përpara, në një qoshe të kafe “Europa”, unë dhe Dori, si përherë kur gjendeshim vetëm, bisedonim gjatë për letërsinë. Procedura ishte e njohur për mua. Në qoftë se Dori do të kishte mbi tavolinë një letër të bardhë që fillonte dhe e shkarraviste, pas pak, e dija se do të hynim në galaktikat e letërsisë. Të njejtin proces do të aplikonte në fakt me ditë të tëra dhe përpara se të nisej në Golem a diku tjetër, ku mbyllej me muaj të tërë për të përfunduar librat që kishte në kokë. Dukej sikur gjithçka e kishte zanafillën tek ajo shkarravitje.
Pikërisht, në një nga këto net dimri, krejt papritur, teksa po diskutonim për procesin e redaktimit të një libri dhe unë vazhdoja të mbroja idenë se redaktori më i mirë i autorit është vetvetja, Dori, pa u menduar gjatë, tha se brezat e rinj duhet të jenë redaktorë të brezave më të vjetër, madje edhe në qoftë se brezat e rinj të shkrimtarëve janë më pak të talentuar se paraardhësit. Ju ecni pak më shpejt me kohën, pëshpëriste Dori, duke shtuar se nuk e gjente dot arsyen e vërtetë të këtij ndryshimi brezash. Unë i thosha se kjo ndarje brezash ishte e pakuptimtë, se për mua ka thjesht shkrimtarë të mirë apo të këqij, pavarësisht nga epokat. Por, Dori insistonte se në Shqipëri ka një ndarje klasike brezash dhe se ne, të ashtuquajturit të rinj, kemi shije më të mira. Ja, për shembull, librat e mi, mund t’i redaktosh ti, më tha, duke m’i ngulur sytë fort dhe duke pritur një përgjigje. Unë i thashë se kisha kohë që isha shkëputur nga letërsia dhe nga proceset e mirëfillta letrare, përfshi këtu dhe leximin.
Biseda u mbyll këtu, për t’u rihapur shumë vite më vonë, pak ditë pas vdekjes së tij të paralajmëruar, në gusht të vitit 2002, kur në formë testamenti, Dori, midis të tjerave, kishte lënë amanet që tregimet e fundit, disa dhe të papërfunduara plotësisht, t’ia redaktoja unë. Në fakt, siç u informova më vonë nga familjarët e tij, këtë testament Dori e kishte shkruar rreth tetë muaj para ndarjes nga jeta, një ditë diku nga mesi i janarit, pak përpara se të nisej jashtë Shqipërisë për një ndërhyrje aspak të lehtë kirurgjikale. Pas vdekjes, atë dëshirë të cilën nuk ia mora parasysh sa ishte gjallë, nuk kisha se si të mos ia plotësoja, ndonëse të jem i sinqertë, nuk e ndiej veten aspak të kualifikuar për këtë proces.  
Kur i hodha një sy shkarazi këtyre tregimeve, kuptova se ato ishin hedhur me një frymë dhe më erdhën si në film gjithë bisedat e gjata me Dorin, në të cilat ai shprehej vazhdimisht se e kishte shumë zët redaktimin dhe se shumë rrallë ndodhte t’u rikthehej gjërave që kishte shkruar më parë. Pasi i “qërova” në fillim nga ana gjuhësore, pasi “qetha” tek-tuk dhe disa fraza dhe pasi gjeta titujt për çdo tregim, më pas u bllokova për javë të tëra.
A duhej të shtoja unë fjali apo paragrafë nga vetja për të plotësuar të ashtuquajturat boshllëqe që Dori mund të kishte lënë në tregimet e tij?... U konsultova me shumë botues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët të gjithë mendonin se kjo teorikisht ishte pothuajse e pamundur. Por, edhe vetë, praktikisht e kuptova, se kjo punë nuk mund të bëhej. Redaktimi pas vdekjes, kur ti nuk ke mundësi të dialogosh me autorin dhe t’i sugjerosh diçka, që ai mund ta rishkruajë, por ama duke kaluar përmes filtrit dhe ritmit të tij, tingëllon jo serioz. Dhe ritmi im i brendshëm me të Dorit ishin shumë të ndryshëm, megjithëse shpeshherë mund të kishim të njëjtat mendime mbi dukuritë letrare. Ndaj, më mirë ta lemë Dorin ashtu siç është, vetëm duke e përsosur nëpërmjet redaktimit, por jo duke shtuar diçka. Fundja - fundit, më mirë një shtëpi e palyer, me mure të bardha, që mund t’i përshtaten çdo mjedisi, sesa një shtëpi e lyer keq, që mund të stonojë me orenditë e me gjithçka që është vendosur aty. Është shumë e vështirë të lyesh shtëpinë e tjetrit!
Kur mora në dorë këto dymbëdhjetë tregime, disa mund të quhen pa frikë dhe tregimthe, vura re se shumica e tyre, si titull provizor, nuk e di të vënë nga Dori apo nga dikush tjetër, kishin kryesisht emra femrash. Dhe në fakt, pavarësisht nga ngjarjet dhe nga peizazhi social i tranzicionit, shumica e këtyre tregimeve në qendër kanë të skalitur portretin e një femre, femra të cilat janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën dhe që, në fund të fundit, mund të thuhet me plot gojën se ato janë portreti më i gjallë i femrës shqiptare të viteve ‘80-‘90. Kjo femër lëviz në një peizazh të egër tranzicioni, mes meshkujsh apo zyrtarësh epshorë, me dilemën e madhe për të qëndruar apo ikur nga Shqipëria, herë-herë e përulur përpara kësaj bote të egër, duke përfunduar me vetëdije, por pa dëshirë, në ndonjë motel në periferi të Tiranës dhe, herë-herë, arrogante dhe rebele, por gjithsesi pa rezultat.
Kjo ishte një botë që Dori jo vetëm e njihte mirë, por, ndryshe nga shumë shkrimtarë (të ashtuquajtur shkrimtarë të viteve ‘80), e përshkruante pa stisje, pa artificie, aq drejt dhe thjesht, saqë vetëm një fije e hollë e ndan atë nga naivizmi. Letërsia shqiptare ka një boshllëk të madh në trajtimin e temave e personazheve të viteve 1980-2000, ndaj dhe vepra e Teodor Kekos është një gur me peshë në gjithë këtë boshllëk.
Siç shprehej dhe vetë, me këto tregime të fundit, ai donte të mbyllte të ashtuquajturin cikël të tranzicionit. Dhe deri, diku ia doli, por tranzicioni shqiptar zgjati më shumë seç mendonte Dori dhe ai iku më shpejt se ç’mendonim ne. Jo rrallë herë nëpër biseda të ndryshme, ai shprehte keqardhjen për mungesën e trajtimit të temave të viteve ‘80-‘90 nga autorët shqiptarë, pasi sipas tij, kjo periudhë, në vetvete, për nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte më interesante se vetë periudha e komunizmit.
Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por pasi mbaron së lexuari veprën e Teodor Kekos, duke filluar që nga proza e  parë “Loja” e deri te këto tregime të fundit, bindesh se arma e tij më e fortë ishte humanizmi. Aq i fortë është humanizmi i Dorit, saqë shpeshherë, ky superhumanizëm mbyt dhe atë ndjenjë rebelizmi të lindur brenda tij. Siç kanë vërejtur me të drejtë disa kritikë, personazhet e Teodor Kekos nuk shfaqin kurrë mllef, ndonëse janë të pakënaqur nga realiteti ku jetojnë dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të shpëtuar prej tij.

Të dhëna

Faqe181
ISBN9789994313921
Titulli origjinalToena
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri