I ri Cmim i reduktuar! Lidhje të padukshme Shiko më të madhe

Lidhje te padukshme

Selma Lagerlof BZ0044

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja është e fituesja e parë femër e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1909 dhe në katërmbëdhjetë tregimet e zgjedhura që janë përfshirë në kët ëvëllim vjen jeta dhe historia e popullit suedez, lufta e tij dhe zbërthimi që i bën shpirtit të tij. Tregimet janë të pasuruara edhe me elemente të legjendave popullore, të përrallave dhe të ëndrrave, në kërkim të kufirit midis reales dhe ireales, midis të mirës dhe të keqes.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Buzuku
ISBN9789951082518

655 Lekë

-23%

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Edita rendte si ata që fugojnë nëpër ëndrra, duke gulçuar, duke u rrëzuar e tmerruar për vdekje, ndërkohë që e mundonte ndjesia e lemerishme se nuk po arrinte të largohej dot nga vendi në fjalë. E pushtuan gjithëfarë emocionesh, të cilat e shkundulluan aq shumë sa pandehu se do të vdiste. Po, në rast se ndonëjri prej atyre burrave e shtinte në dorë, e dinte se kush për të vdekur pa një pa dy. Kur arriti tarracën më të lartë, dhe pati guximin të kthente kokën pas, pa se burrat ndodheshin ende në rrugë, dhe se s’po e shikonin më. Atëherë, ra përdhe, kreht e pafuqishme. Mundi që pat përjetuar kish qenë më i rëndë nga ç’mund të mbante. Ndjeu diçka t’i shpërthente. Atëherë, nga biuzët zu t’i rridhte gjak.

E gjetën shërbyeset teksa po ktheheshin në shtëpi nga mjelja. Qe më shumë e vdekur se e gjallë. Aty për aty e sollën në jetë, por kurrkush nuk guxonte të shpresonte se do ta kishte të gjatë.

Atë ditë ajo nuk pati aq fuqi sa të tregonte se përse qe frikësuar. Po ta kishte bërë një gjë të këtillë, atëherë nuk qe e sigurt nëse të huajt do të dilnin gjallë nga qyteti. Më keq se kaq s’mund t’u shkonin punët.

Selma Lagerlof

Të dhëna

Faqe237
ISBN9789951082518
RedaktoriHana dhe Abdullah Zeneli
Viti i Botimit2017
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKlodian Briçi
RomanPsikologjik