Cmim i reduktuar! Kusuret e zotit Shyti Shiko më të madhe

Kusuret e zotit Shyti

Ardian Vehbiu BD0211

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994304912

655 Lekë

-23%

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Asgjë për t’u habitur, e dashur Mirzë, i tha kësaj Shyti, i kënaqur që iu dha shkasi për këtë shpjegim të nevojshëm. Jetojmë në kohëra kur shkrimtari o është hero a VIP i dalldisur, o është një kurrkush, një zero, një hu i harruar që veç sa lëshon hije; në kohëra kur publiku kërkon të lexojë për ty, jo të lexojë ç’ke shkruar ti. Tani ne shkrimtarët nuk rrëfejmë dot më, veç na rrëfejnë, përfundoi z. Shyti, i mallëngjyer, madje gati elegjiak, ngaqë e kish përfshirë veten, si pa dashur, në një racë të zgjedhur. Ja ku më dolët në shteg, pra, ia preu Mirza; por mbajini mend këto fjalë, që të m’i thoni prapë, kur t’ju ftoj në emision.

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011), studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), fitues i çmimit kombëtar “Gjergj Fishta” në 2009, esenë “Sende që nxirrte deti” (Dudaj 2013), fituese e çmimit “Ardian Klosi” në 2014 dhe romanin “Bolero” (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, “Kusuret e zotit Shyti”, rimerr bëmat e personazhit të “Ndërhyrjeve të zotit Shyti” (Dudaj 2016) dhe është libri i tij i trembëdhjetë në shqip.

Të dhëna

Faqe204
ISBN9789994304912
Titulli origjinalDudaj
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri