Sënduku i kujtimeve Shiko më të madhe

Senduku i kujtimeve

Anisa Markarian BCA099

I përdorur

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
ISBN978999273311X

650 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

"Në shtëpinë tonë të madhe, secili kishte sëndukun e tij të kujtimeve. Ne i thërrisnim baulë". Bauli i babit, i mamit, i Anisës, i Markut. Ku secili kyçte atë që nuk duhej humbur kurrësesi. Kujtimet, më të shumtën e rasteve, por edhe sende të tjerë, pa histori, në pritje t'u vinte, herët a vonë, çasti i lavdisë ... Bauli i tim eti, me tri brava, ishte më i rëndësishmi. E quanim "bauli i madh". I vetmi që më kishte kërshëritur gjer në atë pikë sa të vidhja një ditë shenjat e çelësave mbi plastelinë e t'u bëja një kopje. Gjë që nuk do të ndodhte me baulin e mamit, sepse ajo më ftonte vetë, me shumë kënaqësi, t'i zhbiroja përmbajtjen... "Bauli i babit". Herën e parë që mësova për ekzistencën e tij, duhej të isha pothuaj 6 vjeç. Një mbrëmje, ndërsa po shkoja të flija, pashë prindërit që tërhiqnin nëpër korridorin e katit të dytë një arkë të stërmadhe druri, që duhej të ishte shumë e rëndë. Aq e rëndë, sa nuk guxova të hipja mbi të, (siç bëja kur zhvendosnin minderët e kuzhinës, për shembull), për të mos i lodhur më keq, ose për të mos ngrënë ndonjë të sharë. E shtynë arkën në fund të korridorit dhe e ngjitën pas murit. Ime më i hodhi përsipër një mbulesë të blertë me qëndisma dhe afroi dy karrike. Arka ishte po aq e lartë dhe e gjërë sa një tryezë buke..."

Të dhëna

Faqe152
ISBN978999273311X
Titulli origjinalÇabej
Viti i Botimit1999
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri