Armiku i popullit Shiko më të madhe

Armiku i popullit

Henrik Ibsen LG0031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Armiku i popullit”, një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsen, u shkrua në vitin 1882 si kundërpërgjigje ndaj protestave publike kundër veprës së tij “Fantazma”, që në atë kohë u konsiderua si skandaloze. “Armiku i popullit” u adresohet tendencave irracionale të masës dhe natyrës korruptive të sistemit politik

Më shumë detaje

497 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789995617-874

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Koment nga Fan S. Noli

Henrik Ibsen lindi në Skien të Norvegjisë më 20 Mars 1828 dhe vdiq në Kristiani (Oslo) më 23 Maj 1906. Bashkë me Björnson – in, është kryethemeltari i përlindjes kombëtare dhe letrave të atdheut të tij; bashkë me gjermanin Friedrich Nietzsche, me frëngun Hippolyte Taine dhe me rusin kont Leon Tolstoi, është ikonoklasti dhe krye – revolucionari intelektual i shekullit të XIX – të, i cili ridikulizoi dhe diskreditoi idealet dhe institutat e botës moderne plutokratike, pseudo – demokratike dhe pseudo – kristianike.

I math si norvegjian, është ca m'i math si europjan. Nga teknika dhe forca dramatike qëndron në radhën e parë pranë dramatistëve më të shkëlqyer, të vjetër e të rinj, të letrëtyrës së përbotëshme.

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura prej ndyrësive të fabrikave.

Proponon, në interesin e shëndetit publik, që qyngjet të vendosen nëpër toka të pastra... kapitalistët e mëdhenj, që e kontrollojnë stabilimentin e banjave thermale, refuzojnë t'i heqin ata të vetëm harxhet, dhe kështu barra e këtyre do të binte përgjithërisht mi kurrizin e proprietarëve të vegjël dhe të popullit të qytetit...

Doktor Stokmani, dyke luftuar kapitalizmin, duket si socialist: dyke besuar që shpëtimi i popullit do të vinjë nga një pakicë e zgjedhur, nga një aristokraci intelektuale, dhe jo nga shumica e verbër dhe shpirt – robe, duket si oligarkisë anti – demokratik; dyke luftuar të gjitha partitë politike dhe shtetin përgjithësisht si një shtypës i lirive dhe të përparimit, duket si individualist dhe anarkist; dyke besuar që idealet njerëzore duhen adaptuar, ndrruar e përsëritur, duket si evolucionist anti – dogmatik; dyke besuar që reformat duhen bërë me forcë e me pahir dhe jo me predikim e ëmbëlsi, duket si tiranik dhe anti – kristianik; dyke u përpjekur për të mirën e përgjithshme të vegjëlisë, për të cilën sakrifikon çdo interes të veçantë, duket si altruist thellërisht i krishterë; dyke besuar që shpëtimi i njerëzve do të vinjë nga një profet si ay vetë, nga një kryetrim e sipër – njeri si ay i Nietzsche – s, duket si mesianist mistik...

Nga të sipërmet merret vesh lehtë përse Ibseni s'ka qenë popullor. S'ka kursyer asnjë kllas shoqëror dhe i ka dhënë cilitdo emërin që i përkiste. Aristokratët i ka quajtur harbutë, borgjezët kusarë dhe proletarët gomarë. Anon nga të funtmët, por me konditën që të bëhen njerës dhe të vihen nënë udhëheqjen e intelektualëve bujarë dhe të lirë.

 

Të dhëna

Faqe150
ISBN9789995617-874
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiFan S. Noli