Romanet e Ismail Kadaresë 1963 - 1990 Shiko më të madhe

Romanet e Ismail Kadaresë 1963 - 1990

Gëzim Aliu BEM0050

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Objekt i studimit të këtij punimi monografik janë romanet e Ismail Kadaresë të botuara nga viti 1963 e deri në vitin 1990. Romanet analizohen në dy rrafshe, retorika e tekstit dhe narracioni. Këto rrafshe janë të ndërlidhura fuqishëm te krijimtaria narrative e Kadaresë. Kjo ndërlidhje arrihet përmes autorit të nënkuptuar, instancë fiksionale, por njëkohësisht, në këtë rast, 'përfaqësues' i autorit real brenda tekstit.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Instituti Albanologjik Prishtinë
Fletët524
ISBN9789951240291

1 400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Në këtë studim, shkrimtari Gëzim Aliu, ka analizuar gjithsej pesëmbëdhjetë romane të cilët janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Dasma”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Nëntori i një kryeqyteti”, “Ura me tri harqe”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën”, “Koncert në fund të dimrit”, “Dosja H” dhe “Viti i mbrapshtë”.

Kjo monografi ashtu siç na tregon edhe vetë titulli objekt studimi ka romanet e shkrimtarit madh Ismail Kadare të periudhës kohore 1963-1990. Në një rrëfim shkrimtari Aliu, tregoi në detaje në lidhje me këtë monografi e cila i ka marrë kohë dikur rreth pesë vite punë. “Romanet i kam analizuar në dy rrafshe të ndërlidhura: retorika e tekstit dhe narracioni, që përbëjnë edhe dy pjesët e punimit. Retorikën e tekstit të romaneve të Kadaresë e kam parë në ballafaqim me retorikën e doktrinës së realizmit socialist që, në periudhën në fjalë, synonte ta shndërronte letërsinë në mjet propagande”, tha fillimisht Aliu, i cili tregoi tutje se në pjesën e dytë i ka analizuar anët formale e teknike të narracionit.”

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët524
ISBN9789951240291
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë