Bëhu pjesë e Bukinist dhe merrni informacionet dhe ofertat më të fundit mbi librat.

Prestashop Modules
Shqipja standarde dhe probleme rreth saj Shiko më të madhe

Shqipja standarde dhe probleme rreth saj

Isa Bajçinca BEM0052

Libër i ri

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët514
ISBN9789951240284

1 400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Popuj të ndryshëm, në një shkallë të caktuar të zhvillimit të tyre historik, në kohën e ndërtimit të marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, që karakterizojnë një shkallë të lartë të organizimit politik e kulturor, kanë ndier nevojën për të krijuar një formë të veçantë të gjuhës kombëtare, e cila të përdorej në shumë sfera të jetës si mjeti më i përhapur i komunikimit, dhe këtu nuk bëhet fjalë për një komunikim çfarëdo, po për një komunikim, do të thoshim të kulturuar – në fushën e letërsisë, të dijes përgjithësisht e në jetën politiko-shoqërore. Pikërisht kjo formë e gjuhës, e krijuar në mënyrë të ndërgjegjshme e mbi forma të tjera të gjuhës, të cilat gëzonin ndonjë respekt e epërsi të veçantë ndaj të tjerave forma, - ndër popuj të qytetëruar është emërtuar gjuhë letrare, po e njohur edhe me të tjera emërtime – gjuhë e kulturës, gjuhë e përgjithshme, gjuhë kombëtare etj. Kjo, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi, ka zënë të emërtohet gjuhë standarde. Fillimisht do të jetë quajtur gjuhë letrare (dhe kështu vazhdon të quhet ende në ditët tona në shumë mjedise në kulturën tonë), pra fillimisht do të jetë quajtur kështu, sepse ajo lidhej ose pandehej të kishte një lidhje shumë të ngushtë me letërsinë … Le ta themi se nocioni letërsi më përpara përdorej për të shënuar gjithë krijimtarinë dhe jo vetëm atë letrare. Po emërtimi i kësaj forme të gjuhës del të duket edhe më shumë i lidhur me letërsinë sidomos në disa gjuhë evroperëndimore e sllave (krahaso: gjerm. – Literatursprache, rus. – Literaturnij jazek e të tjera), sa kohë që as në shqipen nocioni literaturë nuk është i panjohur… Ndoshta duhet të theksojmë se Fjalori i shqipes së sotme (Tiranë 1984, f. 391) jep këtë përkufizim për gjuhën letrare: (Gjuha letrare është) “forma më e përpunuar e gjuhës së një populli, e cila ka norma të caktuara, të ngulitura në të shkruar e në të folur dhe arrin njësimin më të lartë në kohën e krijimit të kombeve e të shteteve kombëtare”. Nuk ka asnjë dyshim se gjuha letrare fushën më të përshtatshme dhe mundësitë më të mëdha të pasurimit i gjen pikërisht në krijimtarinë letrare, dhe kjo për dy arsye që janë përgjithësisht të njohura: E para, shkrimtarët janë njohësit më të mirë të thesarit gjuhësor dhe përdoruesit mjeshtërorë të këtij thesari, madje duke mbajtur parasysh gjithë përdorimet, qoftë në krijimtarinë popullore dhe qoftë në krijimtarinë e shkrimtarëve paraardhës; E dyta, sepse pikërisht në letërsinë gjuha gjen realizimin e të gjitha potencialeve e të zhdërvjelltësisë deri në shkallën e përdorimit figurativ e të përmbysur të elementeve të veçanta gjuhësore e të lidhjeve nga më të pasurat të mundshme në njësi të ndryshme gjuhësore, sidomos në fushën e fjalëformimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve sintaksore … Megjithëkëtë, në letërsi, pra në një vepër letrare, krahas elementeve të standardizuara, autori mund të përdorë, dhe zakonisht përdor, edhe fjalë e njësi frazeologjike të marra nga dialekte të ndryshme të gjuhës, ndonjëherë edhe fjalë e shprehje arkaike a të një periudhe të shkuar të historisë, të cilat kanë kaluar në klasën e barbarizmave, e të tjera, që shkrimtari do t’i përdorë për të karakterizuar personazhe të një konteksti të caktuar historik, politik e kulturor, ose edhe për të shënuar luftën dhe dallimet midis brezave a klasave shoqërore në një të kaluar të afërt a të largët. Ndoshta edhe ky do të jetë një nga shkaqet pse në vend të emërtimit gjuhë letrare, ka zënë të përdoret, sidomos në kulturën evroperëndimore, nocioni gjuhë standarde ose standard gjuhësor. Nuk dua të zgjerohem më shumë lidhur me nocionin gjuhë standarde, sepse, sikur është e ditur, në të gjitha fushat e jetës moderne, ngado të sillesh, do të ndeshesh me standarde e me norma të ndryshme që duhen respektuar, shkelja e mosrespektimi i të cilave shkakton gjithmonë kokëçarje … Thënë shumë shkurt, është quajtur kjo - gjuhë standarde, sepse në të mund të përdoren dhe/ose lejohen të përdoren dhe/ose vlerësohen të drejta për t’u përdorur vetëm elemente gjuhësore të standardizuara, duke nisur që nga shqiptimi i fonemave e morfemave, përmes përdorimit të formave gramatikore e deri tek drejtshkrimi e përdorimi i njësive sintaksore në frymën e standardit gjuhësor të caktuar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët514
ISBN9789951240284
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri