Pyetje të tjera në albanologji Shiko më të madhe

Pyetje të tjera në albanologji - Autorë dhe teza

Shaban Sinani NA0077

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Qëllim themelor i projektit është njëherësh verifikimi i tezave, vlerësimeve, qortimeve e pohimeve të këtyre autorëve paralelisht me atë të mendimeve të dijetarëve rreth tyre në historitë e letërsisë, kulturës dhe arteve shqiptare.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Siç mund të vërehet dhe nga titulli, "Pyetje të tjera në albanologji – autorë dhe teza" është vijim i një projekti të hershëm shkencor të autorit për rindërtimin prapavajtës të traditës dhe historisë së mendimit shqiptar në antropologji, në letërsi e gjuhësi, në qytetërim, kulturë e besim, duke synuar rikthimin në dritë të njohjes të ndihmesave të autorëve të rendit parësor e dytësor në këto fusha. Me shkas e më shpesh pa ndonjë shkas të drejtpërdrejtë; në tekst e jashtë tekstit; në filologji të tekstit dhe përmes vështrimesh antropokulturore, autori tenton të riintegrojë në studimet shqiptare çfarë ishte në mënjanësi, çfarë kishte mbetur përjashtë në historinë e traditës së pashkruar, në traditën e heshtur të shkrimeve, në letërsi dhe etnogjuhësi, në studimet për identitetin dhe botën shqiptare.

Nëse në vëllimin e parë (Pyetje në albanologji, bot. Naimi, Tiranë 2013), lexuesi u njoh me paradigmën e albanologjisë dje dhe sot dhe me kontributet e personaliteteve të tillë si Aleks Buda, Jeronim de Rada, Hasan Ceka, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Lef Nosi, Vexhi Buhara, Matteo Mandalà, Maximilian Lambertz dhe Milan pl. Šufflay, në këtë vëllim të dytë me titull Pyetje të tjera në albanologji gjejmë të dhëna të reja e të panjohura, analiza dhe vlerësime me karakter rishikues për figura të tjera po aq të rëndësishme, si: Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani), Àt Giorgio Guzzetta, Àt Gjergj Fishta, Àt Viktor Volaj, Ndre Mjeda, Fan S. Noli, Kostë Çekrezi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Esad Mekuli, Petro Marko, Idriz Ajeti, Dritëro Agolli, Rexhep Ismajli etj. Mund të thuhet se me këtë projekt, që do të vijojë edhe me vëllime të tjerë, hap pas hapi autori po përfundon një histori të mendimit dhe qytetërimit shqiptar mbështetur mbi kriterin e dukurisë, të personalitetit dhe të veçanësisë së tij, që mund të konsiderohet një enciklopedi e vërtetë albanologjike.

Naim Zoto

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Titulli origjinalNaimi
RedaktoriNaim Zoto
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri