Në studion Kadare (HC) Shiko më të madhe

Në studion Kadare (HC)

Matteo Mandala BO0213

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Botim kritik i dorëshkrimeve të romanit Dimri i vetmisë së madhe.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët480

2 000 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pak më shumë se dy dekada më parë Francesco Altimari përuronte një fazë të re të filologjisë tekstore në albanologji duke nxjerrë në dritë botimin kritik të veprës paradigmatike të letërsisë së Rilindjes: poemën Bagëti e Bujqësija të Naim Frashërit1. Me këtë botim ai synonte të përvijonte një perspektivë të re kërkimi, që përveç veprave të autorëve të vjetër, të përfshinte edhe tekste më të reja, veçanërisht, ato të letërsisë bashkëkohore shqipe. Në këtë kuadër ngërthehet edhe ky botim kritiko-gjenetik i romanit Dimri i vetmisë së madhe, bazuar në dorëshkrimin që iu kthye Kadaresë nga fundi i vitit 2012 pasi fitoi çështjen gjyqësore kundër Nexhmije Hoxhës, e cila e kishte mbajtur dorëshkrimin për më se katër dekada. Fill pas vendimit të gjyqit që i dha të drejtë Kadaresë, më lindi ideja e botimit të dorëshkrimit me një qasje mirëfilli filologjike. Ideja u prit mirë nga Autori i cili aty nga fundi i vitit 2013, jo vetëm që më vuri në dispozicion gjithë korpusin e dorëshkrimeve origjinale, por mori një pozitë shkëputjeje neutrale, duke u besuar rezultateve që do të dilnin nga shqyrtimi i lirë filologjik. Për besimin që dëshmoi ndaj meje i jam mirënjohës Kadaresë, i cili edhe në këtë rast konfirmoi ndjeshmërinë e tij si njeri dhe si artist: le të vlejë ky botim si homazh për tetëdhjetë-vjetorin e tij.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët480
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë