Rrokje Shiko më të madhe

Rrokje

Ajkuna Dakli BAT0075

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër ...Ajkuna Dakli është shembulli tipik i bashkëjetesës së njeriut poet me poezinë. Poeti mund të ketë heshtur për vite të tëra, por poezia ka qenë aty, duke mbushur ditë pas dite hojet e shpirtit. Është si një fjalë e bukur e pathënë, që ti e zbulon dhe matesh kaq herë ta thuash, por ngurron, duke bindur veten gjithsesi se dikur duhet ta thuash. Dhe erdhi momenti që ajo të thotë fjalën e saj të pathënë" Rrapo Zguri

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët80
ISBN9789928219183

500 Lekë

Share

Më tepër

Prej rreth pesëmbëdhjetë vitesh Ajkuna ndodhet në Kanada dhe ka të ngjarë që distanca e largët nga vendlindja, nga toka ku u ndërtua dhe u ngjiz fjala e pathënë, të ketë patur rolin e saj në vendimin për ta bërë atë publike. Ata që e kanë provuar emigrimin përtej oqeanit, nuk mund të mos kenë përjetuar një ringjallje brenda vetes të asaj mikrobote që mund ta quash atdhe, por që në fakt është vetja jote e dikurshme, janë çdo gjë e bukur apo e trishtuar që të lidh me të shkuarën tënde, janë malli dhe brengat e kësaj të shkuare, janë njerëzit që të kanë rrethuar dhe diku në një balonë janë ëndrrat që ke ëndërruar. Duket se ka qenë kjo ringjallje në distancë e kësaj mikrobote, ajo që zgjoi bukuroshen e fjetur poezi tek Ajkuna dhe e çoi autoren në vendimin për të ndarë me ne perlat shpirtërore të kësaj mikrobote... Tiranë e re Vapë. Sheshe të vogla populluar me statuja të reja burrash të shquar zgjedhur me kujdes nga një listë e gjatë Pemët e moshuara koten përgjumshëm degët gogësijnë mbi librashitës shëtitës poezitë, romancat e biografitë thahen në diell si ushtarë të një llogoreje ngecur në të njëjtin fat. Asfalti pjek shputat me një përcëllimë të njohur: mbi pluhur të vjetrash shullëhen ndërtesa të reja xhamat shformojnë fytyra dashurish të shembura.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët80
ISBN9789928219183
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë