Jona L. Shiko më të madhe

Jona L.

Gani Dedja BAT0072

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Jona L. është një roman i ndërtuar në një temë të ditës, e cila zhvillohet në mjediset e kryeqytetit, por edhe më gjërë, i shkruar me një çiltërsi dhe dashuri të rrallë nga autori, sidomos për personazhin e tij qendror, Jona Lena. Ajo është një vajzë që vjen nga një shtresë e varfër e shoqërisë, por që falë intelektitit dhe vullnetit të jashtëzakonshëm, hireve të saj fizike, interesave dhe botës së gjërë shpirtërore çan me guxim dallgët e jëtës duke arritur të gjitha lartësitë e karrierës dhe të dashurisë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928116956

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Teksa lexon këtë Libra të bie në sy një fakt: autori tregon një kujdes dhe merak gati atëror për këtë vajzë, që vërehet hap pas hapi dhe faqe pas faqeje të këtij libri. Ai e rrit atë, si të thuash, me duart e tij, tek ai spikat dhimbja që ndjen për ndonjë hap të gabuar që Jona hedh apo për ndonjë fatkeqësi që i ndodh asaj, por lumturohet aq shumë për personalitetin e saj që rritet vazhdimisht Kurba e ngjitjes së Jona Lenës është vërtetë e habitshme, por gjithsesi e besueshme. Nga një nxënëse dhe studente e shkëlqyer në mësime ajo nuk ndalet në ambiciet e saj për tu ngjitur lart e më lart. Mëson në mënyrë vetjake edhe gjuhë të huaja, angazhohet me punë të ndryshme, konkuron dhe futet me dinjitet në jetën akademike, kërkon përsëri kualifikime të mëtejshme profesionale dhe arrin të fitojë edhe një bursë ekselence në një nga universitetet më në zë në Londër; kthehet sërish në vendlindje dhe nuk ndalet në kërkim të lartësive të tjera si në botën akademike, ashtu edhe në strukturat e administratës shtetërore, por më pas edhe ato politike dhe që e çojnë natyrshëm deri në kupolën e piramidës shtetërore Pas Jonës qëndron gjithnjë nëna e saj, Filja, një nënë dhe grua e rrallë, që i ka dhënë të bijës aq shumë nga vetja, nga bukuria, vendosmëria dhe qëndresa e saj për tu përballur me sfidat e mëdha të jetës dhe për ti kapërcyer ato pa zhurmë e bujë, por me dinjitet. Ato janë dy krijesa njerëzore që ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën, por që jo rrallë edhe nuk përputhen dhe nuk afrohen në perceptimet për kohën dhe aktualitetin. Jona është një vajzë e re, që kërkon ta shijojë e lirë jetën e saj, rininë e saj, flirton dhe dashuron sa herë që e ndjen thellë thagmën e saj, ndërsa Filja ende vazhdon të jetë e ngërthyer nga paragjykimet dhe hijet e së shkuarës, që jeta e saj e vështirë ia ka kultivuar. Shpesh ajo e sheh me frikë të ardhmen e vajzës së saj dhe për këtë ndjen dhimbje të forta. E bija kërkon që të provojë shpejt ndjenjat që i fal adolesheca e saj, pa u tutur nga opinionet, ndërsa nëna trembet, madje tmerrohet nga aventurat e saj rinore Shpesh grinden dhe përplasen me njëra-tjetrën, por asnjëherë nuk e humbasin dashurinë dhe lidhjen e fortë shpirtërore që ngjizet mes tyre, si nënë dhe bijë. Kësisoj ato janë pothuajse Një, vazhdim i njëra-tjetrës, personazhë realë të një jete plot vëshitirësi dhe të etura për ta jetuar atë me nder dhe dinjitet Ndërkaq, përreth tyre veprojnë dhe lëvizin një galeri personazhezh të tjerë, njerëz të thjeshtë, fqinjë të pallatit ku jetojnë, nxënës dhe studentë, intelektualë, biznesmenë, pedagogë, ministra, diplomatë, vendas dhe të huaj, shumë prej tyre njerëz të ndershëm, humanë dhe me zemër të madhe, por jo pak edhe lakmitarë, shpirtëzinj dhe imoralë Pikërisht përpara këtyre të fundit Jona gjendet shpesh herë e përballur, lakmohet, joshet, por edhe përplaset me guxim Dhe fiton sepse, në saj të zgjuarsisë, sjelljes, por dhe prezencës së saj imponuese, di të fitojë pranë vetes njerëz të mirë, miq tq vërtetë. Për autorin Gani Dedja romani Jona L është padyshim një arritje vetjake, por besoj se ky Libra futet pa bujë dhe zhurmë edhe në fondin e madh dhe të gjërë të letërsisë së ditëve tona, sepse me guxim, natyrshmëri dhe origjinalitet sjell mjaft copëza nga jeta dhe problematika e ditëve të sotme. Por jo vetëm kaq. Jona L është një roman që përshkohet edhe nga një fllad i vijueshëm optimizmi, dashurie dhe besimi për ta gjetur dhe ndërtuar lumturinë e jetës pikërisht këtu në vendin tonë. Ky Libra duhet vlerësuar edhe për faktin tjetër që autori, pavarësisht moshës, ka guxuar të futet në hullinë e krijimtarisë letrare me një botim vuluminoz, të shkruar me një gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme dhe, çka është më e rëndësishme, të trajtojë një temë, ku sidomos brezi i ri që po rritet gjen jo pak nga dëshirat dhe ëndërrat e tyre Ndaj dhe nuk do të zhgënjehen pasi ta kenë lexuar këtë roman. Me këtë rast, e urojmë autorin për librin e tij më të ri dhe njëherazi e inkurajojmë që të guxojë sërish, pasi me siguri do të sjell diçka tjetër më të mirë në fushën e krijimtarisë së tij letrare. Nga :Muharrem Dardha

Të dhëna

Faqe480
ISBN9789928116956
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë