Aleksandri Shiko më të madhe

Aleksandri

Valerio Massimo Manfredi BOG0101

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët960
ISBN978-9928-06-150-8

2 000 Lekë

Share

Më tepër

Mbi librin Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese. Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor. Historitë e Aleksandrit ishin të shumta, të paarritshme dhe monumentale që në rini. Por kur u rrit, gjatë rrugës për të sunduar sa më shumë territore dhe pushtet, u përball me komplote, intriga dhe vdekje të shumta. Duke patur edhe mbështetjen dhe besnikërinë e miqve të tij trima, të cilët e ndoqën deri në skajet e botës, forca e Aleksandrit, i transformoi ëndrrat pushtuese në realitet, madhështi dhe lavdi. Kush ishte në të vërtetë Aleksandri, mbreti i Maqedonisë që është konsideruar si një zot nga bashkëkohësit? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje kjo trilogji, e cila merret me rrugëtimin e aventurës monumentale mbi perandorinë: që nga lindja, fëmijëria, adoleshenca dhe vazhdon me vrasjen e babait të tij, Filipit, paktin e gjakut me miqtë më besnikë; nga shenjat mbi fatin e madh, tek strategjia deri në pushtimin e Azisë dhe mbyllet me frymëmarrjen e fundit të tij. Një "aventurë" e paimagjinueshme për një figurë të shekullit të katërt para Krishtit. Ne e shohim atë duke marshuar, duke luftuar dhe dashuruar, në një jetë nga më të veçantat dhe më të pabesueshmet. Ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë leximit, deri kur ëndrra e tij të thyhet e më pas të perëndojë në fundin e udhëtimit, në pjesën tjetër të botës.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët960
ISBN978-9928-06-150-8
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani