Avelumi Shiko më të madhe

Avelumi

Otar Chiladze BOG0090

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët536
ISBN9789928061584

1 000 Lekë

Share

Më tepër

Mbi librin "Avelumi" është romani i pestë i Otar Chiladzes dhe është botuar në Gjeorgji në vitin 1995 dhe është libri i dytë që është përkthyer në anglisht. Autori, që ka jetuar në epokën post sovjetike nuk ka ndikime ideologjike, por priret nga pasionet vetjake. Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik. Chiladze shfryn indinjatën e tij për fatin e Gjeorgjisë gjatë 33 viteve nën sundimin e BS (aq vite sa jetoi edhe Krishti mbi tokë), për masakrat që kryen në Tbilis forcat speciale sovjetike në mars të vitit 1956 dhe prill të vitit 1989. Edhe pse kjo vepër ka shumë elementë autobiografikë, nuk duhet ta identifikojmë heroin e librit, Avelumin, me autorin e tij, edhe pse Avelumi është një romancier, si dhe temat kryesore rreth Minotaurit dhe Ikarit ngjajnë me ato të Chiladzes. Koment nga Donald Rayfield Otford Subjekti i veprës përqendrohet në historinë e dashurisë midis një vajze perëndimore me një shkrimtar sovjetik në tragjedinë e një idealisti që lëndon në mënyrë të pandreqshme çdo grua që e ka për zemër. Madje në fund të gjithë historisë ai lëndon edhe veten e tij. Chiladze i ka vënë heroit emrin "Avelum": nisur nga terminologjia sumere dhe akadiane që do të thotë "njeri i lirë". Mitologjia e lashtë anatoliane dhe legjendat janë thelbësore për të gjithë veprimtarinë letrare të Chiladzes, veçanërisht të veprave të tij të shkëlqyera poetike. Përveç romaneve, përmbledhjeve poetike, Otar Chiladze është autor edhe i dy dramave.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët536
ISBN9789928061584
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElisa Ivanaj