Mahur Beste Shiko më të madhe

Mahur Beste

Ahmed Tanpinar BOG0056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të kaluar në heshtje.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët192
ISBN978999061355

600 Lekë

Share

Më tepër

Fragment nga libriSidoqoftë Behxhet Beu, atë pjesë të kohës që ne e mbartim me vete, duke i dhënë kuptim të veçantë çdo grimce dhe pamje të veçantë, çdo forme, teksa ndreqte me duart e tij një pirg sahatësh, të pastruar më parë, herë me shqetësim e herë me një durim dhe kujdes të madh, një e nga një, aq të vegjël, pa u lodhur, pa gabuar, pa nxituar, e donte si një vëlla të urtë, pulsin tonë matës, kohën. Ju doni që bota të rrotullohet pas jush. Nuk mendoni që jeta ju ka flakur jashtë orbitës së saj. Jeta nuk rrotullohet pas askujt, ajo ecën me të gjithë. Si qenka e mundur që të rri tek për tek me ju? E di, tani do të më thoni: "Atëherë kjo nuk është më historia ime". Po ashtu është, tani nuk është më historia juaj. Filloi si e juaja, por ju futët aq shumë elemente brenda saqë doli nga kuptimi i të qenurit e juaja. U bë historia e të gjithëve, madje u bë historia e kohës që jetojmë. Nuk mund të mblidhja kaq shumë njerëz përreth një personi të vetëm. Meqë u hap kjo temë, po them edhe këtë: tashmë historitë me një protagonist më mërzisin shpirtin. Më në fund do t'i kthej përgjigje fjalisë suaj të fundit. "Tani që as nuk punoni, kam frikë se do të më lini përgjysmë." Jo, nuk do të ngeleni përgjysmë. Vetëm se rreth meje u mblodhën shumë njerëz. Të gjithë flasin në të njëjtën kohë... mos e merrni mundimin të plotësoni fjalën time i vetëm. Unë jam i detyruar të orkestroj zërin e tyre. Sa të mbarojë kjo punë do duhet të prisni. Do të rrini pak larg nga miqtë tuaj atje jashtë. Nuk keni të drejtë të tregoheni më pak i duruar se unë në këtë punë. Mbetshi më shëndet! Miq përgjithmonë, më besoni.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët192
ISBN978999061355
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEsmeralda Çaça