Enigma e Qaf-it Shiko më të madhe

Enigma e Qaf-it

Alberto Mussa BOG0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në këtë rrëfim artistik, romancieri brazilian Alberto Mussa në rolin e një studenti pasuniversitar të letërsisë paraislamike, endet nëpër konferencat arabe dhe labirintet e bibliotekave për të krahasuar atë që është origjinale me atë të trilluar në tekstet e mijëvjeçarit. Dhe të duket sikur udhëhiqesh nga një udhëzues i verbër i mitit të quajtur Jorge Luis Borges.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët228
ISBN9789928061348

700 Lekë

Share

Më tepër

Kjo endje letrare çon në një prozë poetike të një bukurie të rrallë, të shpërndarë nëpër mësimet e të antikitetit e tëLindjes së pafundme. Dhe nuk është vetëm bota e saj e trashëguar malesh le-gjendare, shkretëtirash me erërat e tyre mizore, beduinësh, poetësh e xhindësh mitikë që na magjeps. Është gjithashtu edhe gjuha arabike që në Enigmën e Qaf-it na shfaqet si një personazh po aq joshës.* * Ali Baba dhe dyzet hajdutët nuk ishin kriminelë, por filozofë; teorema e Pitagorës për trekëndëshin u frymëzua nga një kryqëzim në Jerusalem dhe demoni më i keq me të cilin u përball Sinbadi nuk ishte mitik, por kanibal. Këto të dhëna jepen për ata të krisur që përpiqen të zgjidhin Enigmën e Qaf-it.Një brazilian me origjinë libaneze e dëgjon këtë enigmë në trajtën e poezisë i ulur tek këmbët e gjyshit. Beson se ka dëgjuar një muallaqat të panjohurpoezitë paraislamike të varura në muret e kaaba-së, një nga vendet më të shenjta për fenë islame. Sipas traditës madhështore të këtyre poezive arabe, poeti protagonist i Enigmës së Qaf-it rrëfen kërkimin nëpër shkretëtirat e Arabisë për të gjetur gruan që dashuron, të cilën nuk e ka parë asnjëherë me sy.28 kapitujt e Enigmës së Qaf-it përkojnë me njëzet e tetë shkro-njat e alfabetit arab duke na udhëhequr në një udhëtim nëpër kohë e kultura të ndryshme si dhe nëpër vetë natyrën e gjuhës, në kërkim të zgjidhjes që garanton triumfin e dashurisë.Nga momenti i parë që e dëgjova u mahnita nga ky rrëfim i një poeti që kishte përshkuar shkretëtirën në kërkim të një gruaje të panjohur, nga një enigmë që flet për një mal mitik në formë qarku, nga një xhind i verbër dhe vëngërosh që ka aftësinë të udhëtojë në kohë. ALBERTO MUSSA* *ALBERTO MUSSA ka lindur në Brazil në vitin 1961 dhe ka studiuar matematikë përpara se të studionte për gjuhësi në Universitetin e Rio de Janeiro-s. Përveç Tupi-t, gjuhës së fisit vendas brazilian, ka studiuar gjuhë të ndryshme afrikane, ndërmjet tyre edhe Yoruba, gjuhën e komuniteteve afro-braziliane, si dhe arabisht.I përfundoi studimet në vitin 1991 me një punim mbi historinë e portugalishtes së skllevërve. Pas kësaj, punoi si mësues i klasës së gjashtë dhe si leksikograf. Ka një interes të veçantë në letërsinë arabeFamilja e të atit është me origjinë nga Libani dhe Palestina. Mussa e mësoi arabishten në moshë të rritur dhe ka përkthyer muallaqat: shtatë poezi paraislamike, në gjuhën portugeze.Përveç Enigma e Qafit, ka botuar edhe dy romanë të tjerë, si dhe një përmbledhje me tregime të shkurtra. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

Të dhëna

Lloji i botimitHardcopy
Fletët228
ISBN9789928061348
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEljona Balilaj