I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë për fëmijë III – botimet e 2017-ës Shiko më të madhe

Pako librash dhurate per femije III – botimet e 2017-es

Grup autorësh SET0030

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një set me libra për fëmijë ku gërshetohet letërsia klasike me letërsinë e ditëve tona për fëmijë. Nils Holgersoni dhe Princi i vogël janë dy kryevepra për fëmijë që i janë bashkëngjitur “Djali miliarde” i autorit më të shitur të ditëve tona David Ëalliams dhe libri i ardhur së fundi në shqip nga Bianka Pitzorno, “Dëgjoje zemrën time”. Ky set duhet të jetë në bibliotekën e fëmijës tuaj.....

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 060 Lekë

-10%

3 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Udhëtim i mrekullueshëm i Nils Holgersonit” nëpër Suedi nga Selma Lagerlof. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Nilsi është një 14-vjeçar trazovaç dhe harbut, i cili sillet keq me të gjithë, sidomos me kafshët. Si dënim i sjelljes së tij, ai shndërrohet në xhuxh, ku dhe duhet të shlyejë të gjitha këto prapësi. Hipur mbi shpinën e patokut të tij Martin, ai tashmë fillon ta shikojë botën me një sy tjetër: ta shikojë nga lart.

Udhëtimi i Nilsit nuk është vetëm një udhëtim fizik, por edhe një udhëtim brenda vetes së tij. Të zënë me punët e fermës dhe të kufizuar nga një filozofi prindërimi autoritar, prindërit e Nilsit kanë dështuar aty ku pata e moçme Aka ka sukses. Ajo me mjaft maturi i mëson Nilsit vlerën dhe bukurinë e punës, mirësisë, miqësisë dhe fjalës së dhënë. Ajo e përfshin Nilsin në jetën e përditshme, i jep detyra që e bëjnë të ndihet i vlefshëm. Nilsi e përfundon udhëtimin si një djalë i fortë, që di të dojë dhe të respektojë veten dhe të tjerët.

Libri mbyllet me një mesazh të fuqishëm për ditën e sotme, me fjalët e Akës: “Të lutem, Nils, thuaju njerëzve që të lënë edhe pak vend për ne, një ishull të pabanuar, një liqen të cekët, një moçal me llucë apo një mal të zhveshur, ku të jetojmë të qeta. Natyra është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë dhe kjo nuk do t’ju kushtojë asgjë. Thuaju të mos na vrasin ose lëndojnë, se edhe ne jemi qenie, ashtu si ju!”

2. “Dëgjoje zemrën time” nga Bianka Pitzorno. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeleteve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexueseve të fotoromaneve dhe panterave prej kadifeje, tri heroina, Eliza, Priska dhe Rozalba, do të udhëheqin luftën kundër padrejtësisë, mjaft që fitorja të arrijë, e ngadaltë por e paepur ama, si vrapi i një breshke...

"Ke dëgjuar Zemrën e De Amiçisit, tani degjojë zemrën time".

3. “Djali miliarder” nga David Walliams. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Nëse të ka ndodhur ndonjëherë që fëmija të qajë, apo të jetë i pakënaqur, edhe kur ia ke plotësuar të gjitha kushtet, - gjëja më e mirë është të lexojë këtë libër. Sepse i tillë është edhe personazhi ynë, Xho Spadin i ka të gjitha, por i mungon një shok. Ky libër është aq i thellë, dhe aq i vlefshëm saqë David Ëalliams ka ka lënë një tjetër magji për të vegjlit....

4. “Princi i vogël” nga Antoine De Saint - Exupery. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një histori që nuk njeh kohë, kushtuar të gjithë fëmijëve: fëmijëve të sotëm, atyre që kanë qenë dikur dhe atyre që nuk do të rreshtin kurrë së qeni të tillë...

Princi i vogël është sot libri më i përkthyer nga gjuha frënge. Me një hijeshi të pazakontë, ai rrëfen historinë e një djaloshi, që lë planetin e tij të vogël për të udhëtuar nëpër botë, dhe njihet me sjelljet tekanjoze të të rriturve përmes një sërë takimesh të jashtëzakonshme...

“Vetëm me zemër mund të shohësh qartë. Sytë nuk e shohin dot thelbësoren”, mendon ai dhe ky ndoshta është një nga mësimet më të bukura të princit të vogël.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë