Set me 9 librat e Winx-ave dhe 3 teste dhe puzzle

Grup autorësh BUE474

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri. Ky set është për Winx-et tona, me 9 libra dhe i shoqëruar me tre teste dhe puzzle për vajza të zgjuara

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

6 705 Lekë

-10%

7 450 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH SETIT

1.Winx- Cila je (kliko këtu për të blerë veç librin)

Luaj me Uinksat dhe zbulo shumë teste për të njohur vetveten, për t'u argëtuar dhe për të Iuajtur me shoqet e tua. Bashkë me Blumin, Florën, Stelën, Teknën, Muzën dhe Lejlën përgjigju pyetjeve që ke më përzemër: Më dashuron? Çfarë do të bëj kur të rritem? Cili është sporti i përshtatshëm për mua? Do të jetë një udhëtim në zbulim të vetvetes, të të tjerëve dhe të botës fantastike, Magix.

 

2.Winx- Dëshiroj të jem zanë (kliko këtu për të blerë veç librin)

Hape këtë libër e zbulo cila zanë je! Ndoshta e ke pravuar tashmë magjinë që mund të hapë portën e botës së zanava

 

3. Winx- Enciklomagjia (kliko këtu për të blerë veç librin)

Është një nga magjitë tona më të arrira. Zhytu në një lexim magjepsës dhe zbulo gjithë sekretet, mendimet, dashuritë, magjitë dhe të rejat tona.

 

4. Winx- Love Book (kliko këtu për të blerë veç librin)

Po afron festa e dashurisë...

Alfea është në rrëmujë, madje dhe zemrat e Winkava! Përgatitjet e shkujdesura i përziejnë dashuritë e vjetra e të reja ndërsa të gjithë i kërcënon hakmarrja e errët dhe e helmatisur. Zbulo fundin misterioz dhe luaj në veprimtaritë që bejnë beniaminët e tua të përhershme!

 

5. Winx- Nata magjike e muzës (kliko këtu për të blerë veç librin)

Një natë të mbizotëruar nga forcat e errëta, Muza dhe Galatea zhduken nga Alfea pa lënë asnjë gjurmë. Do të gjenden duke u përballur me të panjohurën, në një dimension misterioz dhe të pabesueshëm. Për t'i rigjetur, Winksat duhet të tregojnë durim dhe guxim, duke shteruar të gjitha burimet e tyre magjike.

 

6. Winx- Pushimet magjike (kliko këtu për të blerë veç librin)

Blumi është me pushime në Gardenia dhe asaj i mungojnë shoqet e saj. Falë një dhurate të veçantë, "Lules Magjike", ajo do të arrijë të ruajë kontaktet me miket e saj dhe së bashku me to, do të krijojë një aventurë speciale të re. Në këtë libër lexueset tona të vogla do të shijojnë shoqërinë e Uinksave në distancë.

 

7. Winx- Vepro si ne me të tjerët (kliko këtu për të blerë veç librin)

 

8. Winx- Vepro si ne në kohën e lirë (kliko këtu për të blerë veç librin)

 

9. Winx- Vepro si ne për stilin tënd (kliko këtu për të blerë veç librin)

 

+ 3 Puzzle dhe test!

A. Winx- Puzzle e vërtetë apo e gënjeshtërt (kliko këtu për të blerë veç librin)

Puzzle dhe test!

Lojra shumë argëtuese.

Test: e vërtetë apo e gënjeshtërt? Hijë në pyll. Po të tregoj për Pandën.

 

B. Winx- Puzzle sa i njeh shkencat! (kliko këtu për të blerë veç librin)

Puzzle dhe test!

Lojra shumë argëtuese.

Test: sa i njeh shkencat? Në këkim të rrokjeve. Fjalëformime.

 

C. Winx- Puzzle zbulo tipin tënd! (kliko këtu për të blerë veç librin)

Puzzle dhe test!

Lojra shumë argëtuese.

Test: zbulo tipin tënd. Rrathët magjikë. Të gjithë në det!

 

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë