I ri Cmim i reduktuar! Dashuri që flasin në poezinë shqipe Shiko më të madhe

Dashuri qe flasin ne poezine shqipe

Grup autorësh BO0264

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Martin Camaj dhe Ismail Kadare janë majat e poezisë shqipe, prandaj kemi përzgjedhur vëllimet ku ata spikasin me lirikat e tyre: “Lirika midis dy moteve” dhe “Pa formë është qielli”. Duke dhuruar një set të tillë, nuk ndani thjeshtë pasion për dashurinë....

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto libra:

1. “Lirika mes dy moteve” nga Martin Camaj. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Me këto ide të qarta në krye nis e gdhend vargun nga, me kohë e përvojë, shpërthejnë tinguj të rij dhe struktura tekstesh në trajtë të vet të përsosuna. Kësaj udhe shkuen De Rada dhe Schirò që me poezinë e tyne zbuluen thelbin e një miti të ri që përmban fatin tragjik dhe vullnetin me mbetë gjallë si vetje e fis, marrë si tanësi arbëri i arbreshit Nikollë Ketës.

Kuptimi i një lirike të tillë s’ka si të përnjësohet deshtas me nacionalizmin modern apo me ideologjitë moderne dhe as me filozofinë. Ajo në vetvete ashtë e shpjegueshme sepse ajo lirikë mbështetet në përvojën e mitit të lashtë, përçue nga struktura komunikative natyrore si janë besimet popullore e fenat.

Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë! Arsyeja ashtë se ata tanë jetën me torbë në krah prej vendi në vend, humbën edhe ndijimin e kohës, mosdallimin e të sotmes me të nesërmen.

2. “Pa formë është qielli” nga Ismail Kadare. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Poema “Rrugëve të Moskës” do të çojë te romani “Muzgu i perëndive të stepës”, vjersha “Piramida e Keopsit” do të sillte më pas romanin “Piramida” etj. Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershën “Laokoonti”.

Studiuesit mund të gjejnë edhe poezi të tjera që kanë parathënë vepra të ardhshme në prozë të autorit. Titulli emblematik “Pa formë është qielli” na çon në fillimet e krijimtarisë së autorit. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakonshme.

Ky varg madhështor për atë qiell socialist, jo rastësisht është vënë prej tij në titull. I shpallur si program, dukej sikur poeti 21-vjeçar kërkonte një pamje tjetër të botës, një tjetër qiell, krejtësisht të pangjashëm nga ai rrafsh pa formë, si tru idioti.

Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës. Në letërsinë shqipe të atyre viteve ai erdhi si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që nuk e braktisi kurrë, arriti ta çojë fjalën poetike deri në jerm, duke prodhuar një liri që të trembte. Brenda strukturës, që mbetej gjithmonë e ashpër, ajri i poezisë mbetej i qartë si ajër mali. Ajër vjeshte e dimri që janë dhe stinët e tij të poezisë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë