I ri Cmim i reduktuar! Dashuri që flasin - me Sparks dhe Emanuelli Shiko më të madhe

Dashuri që flasin - me Sparks dhe Emanuelli

Grup autorësh BOT0247

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këto dy romane sjellin dy histori pasioni me një forcë të jashtëzakonshme; janë histori që përjeton secili prej nesh, por që janë edhe dy zgjidhje për të njohur dhe për të gjetur rrugë në grackat që të çon zemra....

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 430 Lekë

-10%

2 700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto dy libra:

1.”Dy nga dy” nga Nicholas Sparks. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Atëherë kur i mendon se i ke të gjithçka, mund të të përmbyset gjithçka. Kështu i ndodh edhe Rusell Green i cili befas humbet gruan e bukur, djalin, shtëpinë e madhe dhe karrierën pasi ndoqi pas Vivianin bukuroshe. Por çfarë ndodh më pas me jetën e transformuar të tij, të mbushur plot halle, teksa po rrit vajzën e tij me të dashurën e re.....

2. “Atëherë puthmë” nga Roberto Emanuelli. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Dashurinë, tani, Leonardi e kërkon në gjërat e thjeshta: në buzëqeshjet e kënaqura të klientëve kur iu ndreq makinat; në muzikën që dëgjon në Duetto-n e tij, model antik, apo në mbrëmjet me miqtë që i njeh prej një jete. Pastaj është Laura, bija e tij shtatëmbëdhjetë vjeçe, përherë e më e bukur, por edhe tmerrësisht e largët. Ajo dshurinë e mëson në Internet, në fjalët e blogerëve që dinë t’ia sëmbojnë zemrën ashtu siç ai baba kaq i heshtur nuk mund ta bëjë kurrsesi. Mamaja, pa dyshim e ka një arsye që ka ikur, i thotë vetes. Po cila të jetë vallë? Dhe si ta zbulojë?

Përgjigjen do t’ia sjellë fati, në përfundim të një udhëtimi mbresëlënës, që asaj do t’i ngjallë guximin për të dashuruar, kurse Leonardit do t’i japë forcë për të filluar sërish. Sepse edhe gjesti më i vogël i dashurisë është një mrekulli, vetëm se ajo mrekulli duhet dëshiruar së bashku.

   Përralla jonë do të ketë shijen e gjërave të pafundme.

   Si mund të jetë gabim kur zemra të rreh fort?

   Disa fjalë dinë të jenë aq të bukura, por një përqafim i mposht të gjitha

   Nuk e di nëse ishte dashuri por dreqi e mori, gjithçka më vinte rrotull!

   Edhe në perëndimin më të bukur të botës mungon diçka kur nuk e shikoj me ty.

   Për të të parë të buzëqeshësh do të shpërtheja tërë universin

   Në fund të fundit mbetet kjo mes meje dhe teje, një puthje e munguar.

   Jemi të gjithë parfumi i paharrueshëm i dikujt

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017-2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë