I ri Cmim i reduktuar! Dashuri që flasin - me Anna Premoli Shiko më të madhe

Dashuri që flasin - me Anna Premoli

Anna Premoli BOT0246

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Anna Premoli është konsideruar si mbretëresha e romancës në ditët tona. Suksesi i saj i ka tejkuar me kohë kufijtë e Italisë dhe sot është një ndër autoret më të lexuara në zhanrin e romancës edhe në Shqipëri. Prandaj, kemi përzgjedhur setin me dy prej romaneve më të fundit që kanë ardhur për lexuesit tanë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto libra:

1. “Thjeshtë një histori dashurie” nga Anna Premoli. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku, hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s’kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.

Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi iu bënë ferrë që të dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të majme.

Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po... “rozë”: një gjini që Ejdëni e përbuzte. Sepse, sipas tij, ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomtë dashurie... Apo ndoshta jo?

2. “Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë” nga Anna Premoli. Vetëm këtë libër mund ta porositni tek linku KËTU.

Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi. Tani, në vitin e pestë të studimeve në Bokoni, përfshihet në një projekt të pazakontë: një shkëmbim me inxhinierët informatikë të Politeknikut.

Qëllimi? Të krijojë një skuadër me një student që nuk e kishte takuar kurrë më parë, siç ndodh në mjediset e punës. Është për të ardhur keq që Lavinia nuk ka asnjë interes për projektin.

Dhe, për fatin e saj të keq, i duhet të bashkëpunojë me një farë Sebastiano, i cili duket krejt i pamotivuar për këtë nismë. Kështu, kur nis faza e punës dhe shoqet e saj përparojnë, Lavinia mbetet vetëm.

Po si mund t’ia lejojë vetes ai tipi absurd - që siç thonë të gjithë, është i marrë pas informatikës - ta lërë me gisht në gojë dhe pa asnjë shpjegim?

Lavinia nuk ka zgjidhje tjetër: nuk e duron dot, por i duhet të marrë kreditit për provimin, prandaj duhet të shpikë një mënyrë që ta bindë të bashkëpunojnë...

Po me ç’mënyrë? Një komedi e re romantike e mbretëreshës së romanit femëror italian.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017-2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë