I ri Cmim i reduktuar! Tri histori aventurash intelektuale Shiko më të madhe

Tri histori aventurash intelektuale

Malcolm Gladwell BZ0066

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Janë tre libra – bestseller-a ndërkombëtar që ndikojnë jashtëzakonisht në zhvillimin personal të secilit prej nesh: Për të kuptuar të ashtuquajturat “epidemi sociale”, për të përvetësuar fuqinë e të njohurit në dy sekondat e parë dhe për të përballuar mjeshtrisht me persona që janë më të fuqishëm se ne. Janë tre sekrete që u ndan me ne autori i njohur Malcolm Gladwell.

Më shumë detaje

47 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Buzuku

3 240 Lekë

-10%

3 600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto tre libra:

1. “Pika e kthesës” e gjeni edhe tek linku KËTU:

Ky është një libër tej mase i vlefshëm për të kuptuar epidemitë sociale, dhe si i tillë vlen shumë për të gjithë ata që punojnë kryesisht në botën e marketingut, shitjeve, por edhe në politikë e më gjerë. Përmes shembujve praktikë që janë marrë nga shumë fusha analizohen me një mendjekthejlltësi këto histori aventurash intelektuale. Gjithmonë ka një moment kthese kur gjërat marrim për mirë apo për keq, – dhe kapjen e këtij momenti e rrëfen mjeshtrisht autori i këtij libri. Njohjet e thelluara në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë, përvoja si gazetar por edhe mprehtësia në analizat, e kanë shndërruar librin “Pika e kthesës” në një bestseller absolut kudo ku është botuar

2. “Blink” e gjeni edhe tek linku KËTU:

Në bestsellerin e tij të shquar “Pika e kthesës” Malcolm Gladëell ripërcaktoi sesi ta kuptojmë botën përreth nesh. Tani, tek vepra Blink, ai revolucionon mënyrën se si ta kuptojmë botën e brendshme. Blink është një libër për mënyrën se si të mendojmë pa menduar, për zgjedhjet që duhen të bëhen në një çast – në reagimin ndaj situatave që pandodhura më parë - që në të vërtetë nuk janë aq të thjeshta sa duket. Përse disa njerëz marrin vendime të shkëlqyera, ndërsa të tjerët janë të paaftë përherë? Pse disa njerëz ndjekin instinktet e tyre dhe fitojnë, ndërsa të tjerët përfundojnë duke u ngatërruar në gabime? Si funksionon vërtet trurit ynë - në zyrë, në klasë, në kuzhinë dhe në dhomën gjumi? Dhe pse janë vendimet më të mira shpesh ato që janë të pamundura t'iu shpjegohen të tjerëve?

Tek “Blink” takojmë psikologun që ka mësuar të parashikojë nëse një martesë do të zgjasë, bazuar në disa minuta vëzhgimi të mënyrës sesi komunikon një çift; trajneri i tenisit i cili e di se kur një lojtar do të dyfishojë gabimin para se raketa të bjerë kontakt me topin; ekspertët e objekteve antike ti njohin ato kur janë të rreme vetem me një shikim. Këtu, gjithashtu, sillen edhe dështimet e mëdha të "injorimit" të kësaj mënyre të të menduari: zgjedhja e Ëarren Harding; "New Coke"; dhe të shtënat e e policisë ndaj Amadou Diallo, të cilin e vranë padrejtësisht sepse nuk analizuan si duhet çastin e parë të kontaktit me të. Blink zbulon se vendimmarrësit e mëdhenj nuk janë ata që përpunojnë informacione më së shumti, por ata që kanë instinkt dhe intuitë të zhvilluar. Të gjithë këtë teknikë të menduari e gjeni në një libër që vjen përmes shembujsh dhe analizash të shumta, të trajtuara përmes metodash psikologjike nga autori.

3. “Davidi dhe Goliati” e gjeni edhe tek linku KËTU:

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha Ilojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj e deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm — të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer — i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t'i përgjigjet asaj.

A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im?

A duhet të këmbëngul apo të heq dorë?

A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal?

Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide. E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri.

Dhe e dyta, që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte. Nuk lexojmë siç duhet. I keqinterpretojmë. Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë. Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe.

Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t'i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t'i vlerësojmë: Mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme.

Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t'ia fi-lluar sesa me konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLira Sejdini