I ri Cmim i reduktuar! Tre histori misterioze nga Paulo Coelho Shiko më të madhe

Tre histori misterioze nga Paulo Coelho

Paulo Coelho TO0315

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Misteri gjendet në të gjitha romanet e Paulo Coelhos por ne kemi përzgjedhur tre prej veprave të tij, të përkthyera në shqip: “Spiunia”, “Dorëshkrim i gjetur në Akra” dhe “Shtriga e Portobelos”. Pasuroje bibliotekën tënde me tri magji të tjera nga autori më i shitur sot në botë.

Më shumë detaje

19 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban këto libra:

1.“Spiunia” nga Paulo Coelho. Vetëm këtë libër e gjeni këtu.

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur. Ajo është Mata Hari, gruaja më e adhuruar dhe më e dëshiruar e kohës së saj: balerinë turbulluese, grua joshëse e pagabueshme në zgjedhjen e burrave më të pasur e të fuqishëm, në gjendje të jetë për ta kurtizane, dashnore dhe njeri i besuar; ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjallte xhelozi dhe smirë te gratë e aristokracisë parisiene. Ajo është një grua me emra të shumtë: Margareta, emri i lindjes, znj. MekLeod, siç njihej në Javë; H21, emri i koduar që i caktuan gjermanët gjatë luftës.

E shkuara e Mata Harit është e errët, e tashmja e saj gjithmonë e rrezikshme: ia kushtoi jetën lirisë dhe dëshirës, sfidoi paragjykimet e shoqërisë, ndërsa tani mban akuzën çnderuese të spiunes. I vetmi faj i saj: ishte një grua e lirë.

2. “Dorëshkrim i gjetur në Akra” nga Paulo Coelho. Vetëm këtë libër e gjeni këtu.

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.

Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes.

Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

3. “Shtriga e Portobelos” nga Paulo Coelho. Vetëm këtë libër e gjeni këtu.

"Dashuria vjen ulet këmbëkryq dhe arrin të kontrollojë gjithçka. Por vetëm shpirtrat e fortë munden ta mbartin. Dhe Athina ishte një shpirt shumë i fortë."

Kjo është pyetje thelbësore që i jep shpirt romanit Shtriga e Portobelos të shkrimtarit të njohur Paulo Coelho. Është historia e një gruaje misterioze të quajtur Athina, e treguar nëpërmjet zërit të shumë personave që e njihnin mirë, ose që vetëm e kishin takuar. Problemi i saj i madh ishte se, duke qenë një grua e shekullit XXII, jetonte në shekullin XXI dhe lejonte që këtë ta kuptonin të gjithë. Pagoi ndonjë çmim? Pa dyshim.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdlira Hoxholli, Erion Gjatolli