Të fshehtat e një biznesi të suksesshëm – set 5 libra

Grup autorësh UP0108

Produkt i ri

Përshkrim i shkurtër

Për një sipërmarrje e suksesshme nuk duhet thjeshtë një menaxhim profesional: Prandaj, ky set i rekomanduar prej nesh synon që të shkojë përtej këtij aspekti: “Fuqia e instiktit në biznes” - i cili të mëson të vështrosh, të ndiesh, të mendosh dhe veprosh duke parë të tjerët; “Ju mund të marrini çdo gjë” – i cili të mëson sesi të ndëtosh klimë motivi; “9 gënjeshtrat që mbajnë peng biznesin”, - i cili të mëson si ti shpëtosh grackave të vetëkënaqësisë dhe egoizmit; “Jo çfarë thua, por çfarë bën”, - i cili të mëson sesi të ndjekësh proceset e punës në çdo nivel; dhe “Dyshimi është virtyt në biznes”, i cili të zbulon pushtetin e dyshimit pozitiv.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet MAX

3 700 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth setit

Çdokush që drejton një sipërmarrje biznesi, sado e vogël apo e madhe qoftë, duhet ta ketë këtë set me pesë libra në bibliotekën e tij; sepse përmes këtyre librave merren këshilla dhe përvoja konkrete për të nxitur brenda teje instiktin e të bërit biznes, për të motivuar punonjësit, për të shpëtuar nga disa sjellje egoiste që ke si sipërmarrës, për të kuptuar realisht sesi ndërtohet në aspektin organizativ një kompani dhe për të shpëtuar nga gabimet që vijnë nga etja për sa më shumë para dhe sukses në tregje. Më konkretisht, ky set përmban këto libra

1. Fuqia e instinktit në biznes nga A.Milligan&Sh.Smith. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt tek LINKU

Një libër tepër praktik dhe shumë stimulues, i cili tregon se si fuqia e instinktit mund të shndërrojë rrënjësisht biznesin tuaj.

2. Ju mund të arrini çdo gjë që doni nga Michael Neill. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt tek LINKU

Një udhëzues praktik, me një shumësi shenjash drejtuese, që autori i quan "Rruga me pengesa drejt suksesit", për t'ju ndihmuar të mbërrini atje ku doni. I lehtë për t'u lexuar, shoqërohet me ushtrime praktike, të cilat ju mund t'i vini lehtësisht në zbatim në jetën tuaj

3. 9 gënjeshtrat që mbajnë peng biznesin nga S.Chandler & S.Beckford. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt tek LINKU

Duke paraqitur 9 idetë e ngulitura (gënjeshtrat) në biznes, libri ofron zgjidhje të thjeshta dhe frymëzuese për problemet e krijuara çdo ditë nga vetë pronarët e bizneseve të vogla.

4. Jo çfarë thua, por çfarë bën nga Laurence Haughton. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt tek LINKU

Është një udhëzues i domosdoshëm menaxhimi, për të bërë të mundur që strategjitë afatgjata dhe synimet e përditshme që caktojnë kompanitë, të realizohen në mënyrë të suksesshme. "I menduar dhe i realizuar në mënyrë të shkëlqyer... duhet ta lexoni patjetër... çdo faqe është e mbushur me ide të JASHTËZAKONSHME!"

5. Dyshimi është virtyt në biznes nga Christopher Eiben. Vetëm këtë libër mund ta porositësh direkt tek LINKU

Zbuloni sekretin e dyshimit pozitiv. Ky libër tregon teknikat e hetimit, strategjitë mbrojtëse dhe na jep këshilla praktike për shmangien e telasheve. Në këtë pasiguri, me skema të sajuara mund të bini lehtësisht viktimë nga kriminelë të paskrupullt e dinakë, prandaj ky lloj "dyshimi" konsiderohet virtyt në biznes

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë