Cmim i reduktuar! Dy romanet e fundit në shqip për të çmendurit pas Steel – set 2 libra Shiko më të madhe

Dy romanet e fundit ne shqip per te cmendurit pas Steel – set 2 libra

Danielle Steel BUE479

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autorja më popullore në botë, Daniell Steel ka lexues të çmendur edhe në Shqipëri. Për këtë kategori lexuesish po sjellim dy prej romaneve më të fundit, rrëfime tipike “ala Danielle”: I pari është vëzhgim plot mprehtësi në realitet mes dashurisë dhe tradhëtisë në një mjedis pune, ndërsa i dyti sjell fatin e një skiatoreje që paralizohet dhe vendos të sfidojë jetën në një gjendje të tillë. Vendosini edhe këto dy libra në këndin e bibliotekës tuaj....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

1. “Tradhëtia”. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt me një klik KËTU

Gjashtë personazhe të gdhendur bukur oërballen me romanin e Daniell Steel “Tradhëtia” në një atmosferë pune të lodhshme dhe krijimtarie të nivelit të lartë, ku ndërthuret fatkeqësia tronditëse duke ecur drejtë të vërtetës. Kjo rrugë do ta ndryshojë jetën e tyre përgjithmonë, duke i udhëhequr drejt zbulimit, guximit dhe madhështisë...

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.

Ndërthurja e ngjarjeve bën të mundur të njohim të bijën e Tallit, bashkëjetuesin e saj, punën dhe sharmin e Brixhitës, përgjegjësit e Hantit në trekëndëshin e dashurisë dhe të punës, Viktor Karsonin apo me të atin e Tallit dhe gjejmë në rrugën e ngjarjeve Xhim Kingstone. Askush nuk e fsheh identitetin e tij të vërtetë. Hap pas hapi ne njohim dredhinë e cila shfaqet...

2. Fitimtarët. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt me një klik KËTU

Teksa një aksident i tmerrshëm e lë skiatoren 17-vjeçare Lily Thomas të paralizuar para konkurrimit, ajo duhet të përballet me faktin se nuk do të bëjë të mundur jo vetëm garën por edhe faktin se do të qëndrojë në karroçë gjithë pjesën tjetër të jetës duke mos përmbushur dot ëndrrën e saj për të fituar medaljen e artë në lojërat olimpike. Ndërsa babai i saj i pasur i cili është përkujdesur për Lily që kur i vdiq e ëma, shkatërrohet teksa shikon fëmijën e tij të vetëm që po i humbet të gjitha. Pikërisht në këtë moment kur duket se të gjitha shpresat kanë humbur, Lilyt takon Teddy, një djalosh i cili është më i gjymtuar sesa ajo, por që është i vendosur dhe me këmbëgulje për të jetuar një jetë të pasur. Danielle Steel arrin maksimumin e saj në këtë histori të fuqishme të një babai dhe vajzës së saj që triumfojnë së bashku në mënyrë të paimagjinueshme mbi tragjedinë, duke krijuar një jetë të re për veten e tyre dhe duke përcjellë shpresa për të tjerët gjatë udhëtimit të tyre.

 

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAstrit Cani, Taulant Hatia
RomanSagë&Histori