Cmim i reduktuar! Zbulo dhe realizo veteveten – set 3 libra Shiko më të madhe

Zbulo dhe realizo veteveten – set 3 libra

BZ0023

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këto tre libra nuk janë thjeshtë tre bestsellera në Perëndim; ndërsa autorët nuk fantazojnë apo bëjnë përshpirtje, por bëjnë shkencë, dobia e së cilës është e jashtëzakonshme për këdo që do të shpenzojë kohë për ti lexuar. Dhe për këtë iu garantojmë: Nëse do të shpalosësh atë që ke brenda vetes, talenti, pasuria dhe mirëqenia janë tri prej gjërave të pashmangshme. Sekretet e secilit prej tyre i zbulojnë Daniel Coyle dhe Wallace D. Wattles, të cilat kanë ndryshuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën. Pse jo edhe jetën tënde....

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Share

30 produkte të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRAVE DHE SETIT

1. “Çelësi i talentit, - madhështia nuk është e lindur, ajo rritet” e Daniel Coyle. Këtë libër mund ta porositni edhe KËTU

Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme, dhe gjëja më e mistershme është se talenti aty harliset krejt papritmas. Libri ''Çelësi i Talentit' zbulon misteret e ekzistencës së talentit, aty ku ai gjendet. Ja disa gjëra që të mëson ky libër:

...I.“ Madhështia nuk është e lindur, ajo rritet”

...II..“Talenti. E ke ose s’e ke.” - Në fakt , nuk eshte e vertete.

.. III. Cili është sekreti për t’u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë?

...IV..Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë-vende të vogla që prodhojnë talente të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut të një shkolle fillore në Kaliforni e në fushat e bejzbollit në Karaibe.

Ai gjeti se e përbashkëta e të gjithave ishte një model-metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit. Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentale përmes se cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet dhe të fëmijëve tanë.

- Çdo rrugëtim fillon me disa pyetje përkatese dhe këto janë tri prej tyre:

1. Si është e mundur që një klub tenisi rus me vetëm një fushë të mbuluar, të ketë përgatitur më shumë lojtarë të njezetëshes më të mirë të tenistëve boterore, sesa gjithë klubet e tenisit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës?

2. Si është e mundur që një shkollë muzike në katin e parë të një ndërtese në Teksas, të përgatise yje muzikore si Jessica Simpson, Demi Lovato, dhe një radhë të gjatë fenomenesh të muzikës Pop?

3-Si është e mundur që një familje e vobektë britanike, e paarsimuar, që jeton në një fshat të largët, ti dhurojnë botës tri shkrimtare me famë mbarëbotërore?

Prandaj edhe Tom Peters, autori i bestsellerit të famshëm, “Në kërkim të së përkryerës” shprehet për këtë libër: Ju garantoj se nuk do të lexoni libër më të rëndësishëm dhe më të dobishëm se ky”.

2. “Shkenca e pasurimit” e Wallace D. Wattles. Këtë libër mund ta porositni edhe KËTU

“Shkenca e pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ky libër bazohet mbi Ligjin e Tërheqjes, i cili tashmë është përvetësuar nga miliona njerëz në SHBA dhe Europë. Teksti vlen për ata që duan jetë më të mirë dhe bazohet te filozofia e Mendimit të ri Amerikan. Libri bazohet fund e krye në filozofinë hindu: e tëra është një, një është e tëra. Autori i ka botuar veprat te Penguin Books, të cilat janë shitur në miliona kopje.

3. “Shkenca e mirëqenies” e Wallace D. Wattles. Këtë libër mund ta porositni edhe KËTU

“Shkenca e Mirëqenies është një libër pragmatik prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqënie në jetë. Autori na ofron konkluzione dhe këshilla si rrjedhojë e meditimit dhe provojës së gjatë jetësore. Ligji i Tërheqjes që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete më të mirë, bazën e ka te Wallace D. Wattles. Libri fund e krye bazohet në filozofinë Hindu: E tëra është një, një është tëra.

Libri merret me shkencë, jo me spekullime. Teoria monistike e universit - teoria se materia , mendja, vetëdija dhe jeta janë të gjitha manifestime të një Substance – tani është pranur nga shumica e mendimtarëve; dhe nëse e pranoni këtë teori, ju nuk mund t’i mohoni konkluzionet logjike që do ti gjeni këtu. Dhe ç’është më e mira, metodat e përshkruara të mendimit dhe të veprimit janë testuar nga autori në rastin e vet, dhe në rastin qindra të tjerëve gjatë dymbëdhjetë viteve të praktikimit, me sukses të vazhdueshëm dhe pa dështim.

Për “Shkenca e Mirëqenies” mund të them se funksionon; dhe se kurdo që dikush i bindet ligjeve të saj, nuk mund të dështojë së funkksionuari për aq sa mund të dështojë funksionimi i shkencës së gjeometrise. Nëse indet e trupit tënd nuk janë shkatërruar kaq shumë sa që vazhdimi i jetës të jetë i pamundur, ti mund të bëhesh mirë; dhe nëse mendon dhe vepron në një Mënyrë të Caktuar, ti do të bëhesh mirë....

Shëndeti është funksionimi përsosmërisht natyral i jetës normale. Është një Parim i Jetës në univers; ai është Substanca e Gjallë, nga e cila ndërtohen të gjitha gjërat. Kjo Substancë e Gjallë i përshkon, i depërton, dhe i mbush ndër hapesirat e universit. Në gjendjen e vet të padukshme ajo është në dhe nëpër të gjitha format; e prapë të gjitha format ndërtohen nga ajo.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRidvan H. Bunajku; Elvi Sidheri
RekomandimePo