Cmim i reduktuar! Set 3 libra, Revolta e Atlasit Shiko më të madhe

Set 3 libra, Revolta e Atlasit

Ayn Rand PE0075

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një nga librat më të shitur në SHBA dhe në mbarë botën dhe më me ndikim pas Biblës, “Revolta e Atlasit” ka tronditur nga themelet letërsinë moderne të shekullit të XX. I ardhur në shqip nga mjeshtri i madh, Amik Kasoruho, ky libër duhet të bëhet pjesë e jetës tuaj sepse, konsiderohet si revolta e madhe e individit për të ndaluar shkatërrimin e një sistemi të tërë 

Më shumë detaje

499 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

2 880 Lekë

-10%

3 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti përmban tre vëllimet e librit “Revolta e Atlasit”:

1. “Revolta e Atlasit” vëllimi 1 (kliko këtu për të blerë veç librin)

2. “Revolta e Atlasit” vëllimi 2 (kliko këtu për të blerë veç librin)

3. “Revolta e Atlasit” vëllimi 3 (kliko këtu për të blerë veç librin)

RRETH LIBRIT

Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm.

Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, ka tri vëllime që ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.

THANË PËR LIBRIN

 “Revolta e Atlasit” u botua në vitin 1957 dhe që atëherë ka qenë në mënyrë të vazhdueshme një nga librat më popullorë në SHBA. Libri u rendit në vendin e gjashtë në listën e librave më të shitur të “Neë York Times”-it, tri ditë mbas botimit. Ai mbeti në listë për 21 javë dhe arriti në vendin e katërt.

Në një sondazh të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më influencues pas Biblës.

Libri ka shitur mbi 30 milion kopje gjatë gjithë historisë së tij dhe është botuar në 23 gjuhë të ndryshme. Ai ka shitur 3 milion kopje vetëm në tri vite, nga 2008-a deri në 2010-n, periudhë kur libri u “rikthye në modë”. Sipas “The Economist”, shitjet e librit duket se përkojnë me publikimin e të dhënave ekonomike. Sa herë që në ekonominë botërore dhe amerikane ndihen efektet e një krize, lexuesit i rikthehen Atlasit.

«‘Revolta e Atlasit’ është një celebrim i jetës dhe i lumturisë. ...Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.”

 Alan Greenspan (Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, 1987–2006)

 

“Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë “Revoltën e Atlasit”. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur ‘Revolta e Atlasit’ po ndodh në jetën e vërtetë.”

 The Economist, 2009

Të dhëna

Titulli origjinalPEGI
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho