Set 10 libra, - Suksesi në biznes me Brian Tracy

Brian Tracy  DA0027

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

E ku ka më mirë sesa të kesh këshilltar të biznesit tënd Brian Tracy, trajnuesi më i mirë në botë për drejtimin dhe suksesin në shitjen e produkteve dhe shërbimeve. Prandaj, bukinist iu vjen në ndihmë të gjitha sipërmarrjeve vendase, duke iu sjellë në zyrat e tyre paketën me 10 libra, të cilat duhet ti ketë me vete çdo menaxher dhe bos, në mënyrë që kompania të jetë me standarde profesionale dhe me fitim të garantuar. 

Më shumë detaje

23 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Damo

6 120 Lekë

-10%

6 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky set i menduar me 10 libra në pako nga Bukinist për suksesin e sipërmarrjes në drejtim dhe shitje është shkruar nga Brian Tracy, i cili sot është trajnuesi më i mirë në mbarë botën në këtë fushë. Ai ka trajnuar më se një milionë shitësa në dyzet e pesë vende mbarë botës. Këto libra janë tej mase të thjeshta dhe më shumë se çdo gjë tjetër janë të çliruara nga akademizmi, fjalori shkollaresk dhe iu vijnë në ndihmë direkt atyre që shesin apo menaxhojnë aktivitetet në terren.

Seti i qëlluar me 10 libra përmban këto tituj:

1. Motivimi  (kliko këtu për ta blerë veç librin) 

Në librin " MOTIVIMI " , eksperti i suksesshëm Biran Tracy, i bazuar në dekadat e përvojës së grumbulluar, jep 21 metoda të shpejta dhe të fuqishme për rritjen e frytshmërisë së individit, ose të një grupi të tërë.

Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme për ty si menaxher, është që t’i motivosh punonjësit për të dhënë më të mirën e mundshme të tyre. Menaxherët që krijojnë mjedise shpërblyese dhe me energji të lartë, pakësojnë fitimin, ndërkohë që rritin në mënyrë të jashtëzakonshme prodhueshmërinë dhe cilësinë. Në librin "

Eksperti i suksesshëm Biran Tracy, i bazuar në dekadat e përvojës së grumbulluar, jep 21 metoda të shpejta dhe të fuqishme për rritjen e frytshmërisë së individit, ose të një grupi të tërë. Ai shpalos mënyrat sesi: T’i sigurosh punonjësit që të ndihen të apasionuar mbas punës që bëjnë. T’i sfidosh ata ne detyra që i mbajnë të gjallëruar. T’i plotësosh nevojat e tyre për t’i bërë të ndihen jo vetëm të pavarur, por edhe pjesë e së tërës. T’u zvogëlosh frikën e dështimit dhe t’u rritësh dëshirën për të provuar, T’u heqësh pengesat që nuk i lënë të ecin përpara dhe, shumë e shumë të tjera!

2. Negocimi  (kliko këtu për ta blerë veç librin)          

“Negocimi” është një element thelbësor i pothuajse të gjitha ndërveprimeve tona – personale dhe profesionale. E shprehur më thjesht, ata që nuk negociojnë mirë, rrezikojnë të bien viktimë e atyre që e bëjnë këtë.

Gjatë gjithë karierës së tij, eksperti i suksesshëm Brian Tracy ka negociuar kontrata me vlera miliona dollarëshe. Tani, me këtë udhëzues të përmbledhur, edhe ju gjithashtu mund të bëheni një negociator mjeshtër dhe të mësoni sesi: Të përdorni gjashtë mënyrat kyçe të negocimit. Të mbani nën kontroll fuqinë e emocioneve kur jeni duke bërë një marrëveshje. Të përdorni kohën në avantazhin tuaj. Të përgaditeni si një profesionist dhe të hyni në negociata nga një pozicion i fuqishëm. Të fitoni qartësi në fushat e pajtimit dhe të mospajtimit. Të dini se kur dhe si të largoheni dhe shumë të tjera.

3. Delegimi dhe mbikqyrja  (kliko këtu për ta blerë veç librin)    

Menaxherët gjykohen sipas rezultateve dhe,si menaxher këto rezultate i bashkangjiten aftësisë suaj për të deleguar dhe për të mbikqyrur.       

Ju do të habiteni edhe vetë kur të shihni sesa kompetente do të bëhet skuadra e juaj, mbasi të keni përvetësuar mjeshtëritë kryesore të Brian Tracyit. Në këtë udhëzues të pazëvendësueshëm shpalosen 21 mënyrat e tij të sprovuara nga koha, që do të ndihmojnë si ta përmirësosh më tej performancën, duke përfshirë edhe : Si ta përcaktosh punën, ta caktosh atë dhe të vendosësh pikësynime standardesh të matshme për performancën. Si ta kthesh delegimin në një mjet mësimor dhe t'i krijosh stafit tënd te vetëvetja. Si ta çlirosh kohën tënde,për të kryer detyra të tjera të niveleve më të larta.

4. Menaxhimi (kliko këtu për ta blerë veç librin) 

Lajmi i mirë është që menaxherët e mëdhenj nuk lindin…por bëhen.        

Kur të mësoni se çfarë dinë menaxherët më të suksesshëm, ju do të zbuloni sekrete për të kthyer madje dhe punonjësit më të zakonshëm në performues të jashtzakonshëm. I mbushur plot me mënyra dhe teknika praktike të sprovuara, ky libër thelbësor udhëzimesh ju rrëfen sesi të nxirrni në pah anët më të mira të njerëzve që drejtoni – dhe të arrini lartësi të reja në karierrën tuaj. 

5. Menaxhimi i kohës (kliko këtu për ta blerë veç librin) 

Më shumë se çdo gjë tjetër, aftësia juaj për ta menaxhuar kohën, do të përcaktojë edhe sukseset që do të arrini. Kjo shpjegohet fare thjeshtë: sa më dobishëm ta përdorni kohën tuaj, aq më shumë gjëra do të kryeni. I mbushur plot me këshilla të mençura, që mund të përdoren mjaft lehtësisht, ky libër nga Brian Tracy, do t’ju ndihmojë të bëni shumë më tepër gjëra, në më pak kohë....dhe, me më pak lodhje.

6. Lidershipi (kliko këtu për ta blerë veç librin) 

Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit. 

Brian Tracy, ekspert i arritjes së suksesit, ka ndihmuar me mijëra njerëz që të bëhen lidera të jashtëzakonshëm dhe tani, në këtë libër të përmbledhur dhe të fuqishëm, ai zbulon sesi ju mund të: frymëzoni besim dhe besnikëri, të fusni një ndjesi qëllimi në organizatën tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike duke patur në mendje tablonë e madhe, t’i ktheni vështirësitë në mundësira, të ndërmerrni llojin e duhur të riskut, t’i shpallni qartësisht pikësynimet dhe strategjitë dhe të fitoni mbështetje, të krijoni skuadra fituese, të nxirni përformancë të shkëlqyer nga njerëzit e zakonshëm, të kultivoni marrëdhënie të vlefshme dhe të vini në zbatim Ligjin e Reciprocitetit, të bëheni personi që shihet si njeriu më i përshtatshëm për ta udhëhequr organizatën drejt fitoreve. Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit.

7. Marketingu (kliko këtu për ta blerë veç librin) 

Suksesi ose dështimi i biznesit tuaj varet nga suksesi ose dështimi i përpjekjeve që do të bëni në marketing. Nëse do të jeni në gjendje të identifikoni dëshirat, nevojat dhe aftësitë paguese të klientëve tuaj – dhe t’ua plotësoni ato – ju do të arrini rezultate të jashtzakonshme. Ky libër udhëzues i pazëvendësueshëm përmban 21 ide të fuqishme, të cilat mund t’i përdorni për përmirësimin e menjëhershëm të rezultateve tuaja strategjike të marketingut.

8. Kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve (kliko këtu për ta blerë veç librin)   

Përdoreni këtë libër që iu ndryshon karrierën për të shfrytëzuar burimin e vetë gjenialitetit tuaj intuitiv Karakteristikë e çdo karriere të jashtëzakonshme është aftësia për të krijuar zgjidhje novatore për sfidat e punës. Aftësitë e menduarit kreatike janë etike për përparimin tuaj profesional. Ky libër ju ndihmon të stumuloni tre nxitësit kryesorë të kreativitetit: të përdorni metoda të tilla si menduarit prej bazës zero, diskutimi intensiv, të menduarin përfytyrues dhe teknikën nominale të grupit, për zgjidhje problemesh, përmirësim sistemesh, krijim produktesh të reja, dhe për të zbuluar perspektiva të freskëta marketingu

9. Psikologjia e shitjes (kliko këtu për ta blerë veç librin) 

Qëllimi i këtij libri është që t'ju japë juve një varg idesh,metodash,strategjish dhe teknikash,të cilat mund t'i përdorni menjëherë për të bërë shitje më të shumta,më të shpejta dhe më të lehta se kurrë ndonjëherë.       

Ky është një premtim prosperiteti që dijetari Brian Tracy e ka parë të përmbushur sërish.Si rrjedhojë e ndjekjes dhe vënies në jetë të ideve të tij,krahasuar me ndjekjen e proceseve të tjera trajnimesh që janë zhvilluar deri më sot,janë bërë milionerë shumë më tepër tregtarë. Të kuptoni psikologjinë që ekziston përtej procesit të shitjes është dicka thelbësore nese dëshironi që ëndrrat e juaja të realizohen me sukses.Ky libër ju jep celësin për ta kuptuar këtë.

10. Arti i realizimit të shitjes (kliko këtu për ta blerë veç librin)   

Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme. Çelësi i bërjes më shumë e më shpejtë para, në botën e shitjeve profesioniste. “Më lër ta mendoj këtë”.

Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy, nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat. Biznesi i lulëzoi! Tracy theu çdo rekord shitjesh në kompaninë e tij dhe i rriti të ardhurat personale për njëzet herë më shumë. Që prej këtij zbulimi kanë kaluar shumë vite. Tracy i ka studiuar dhe mbledhur me kujdes teknikat më të mira të realizimit të shitjeve. Tani, në librin “Arti i Realizimit të Shitjes,” ai ndan pasurinë e njohurive, të cilat kanë ndihmuar më se një milionë njerëz që t’i rritin rezultatet e shitjeve të tyre. Nuk ka rëndësi sa elokuent ose i apasionuar jeni ju si shitës; nuk ka rëndësi sa tip i pëlqyeshëm jeni, ose sa miqësisht dini të buzëqeshni; nëse nuk arrini ta realizoni shitjen, përpjekjet tuaja nuk vlejnë asgjë. Arti i Realizimit të Shitjes ju mëson aftësi të përvetësueshme, të cilat mund t’i përdorë çdokush për ta bërë proçesin e shitjeve një sukses të vazhdueshëm. Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme. 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Sh. Bot.DAMO
V. Bot2014-2015
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAleksandër Koli