Viljevo Shiko më të madhe

Viljevo

Luka Bekavac PE0231

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Forca e shtypjes është në përpjesëtim të drejtë me forcën e rezistencës e me dëshirën për liri, në Kroaci a kudo. Kjo histori përgjimesh e lufte për mbijetesë, si dhe përpjekjesh për ringritje, mund të jetë zhvilluar gjatë verës së vitit 1943, a kurdoherë.

Më shumë detaje

502 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928233233

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: njëtriptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozëne përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë tëshpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar “Në pasmesnatë”, tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnëtërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim.

 

Kritika

“Në romanin Viljevo, kategoria e kohë-hapësirës thërrmohet e bluhet në mes të fjalive, sekuencave binare dhe transkripteve të bisedave, shpeshherë fragmentare e të ndërprera me ca sekonda, duke krijuar një lloj të ri të letërsisë, që do ta bëjë lexuesin aktiv e të përfshirë në vepër.”

Marijo Glavaš, mvinfo.hr

 

“Kjo është një histori krejtësisht e stilizuar (...). Bekavaci në këtë roman tregon zë të veçantë autorial, që kurrë nuk humbet vëmendjen e lexuesit në labirintet e historisë e të kujtesës.”

Gordan Duhachek, tportal

 

“Në këtë vepër me tematikë sa sllave, aq edhe botërore, lexuesit i është lënë në dorë çelësi i interpretimit, e ai duhet të gjejë të shkuarën e të zhbirojë në një kohë të pakohë.”

Jagna Pogačnik, Jutarnji list

Pjesë  nga libri:

5 sekonda zhurma] që të hidheshin drejt entuziazmit të tyre fetar... kaluamgjallë përmes zjarrit, si nëpër një tunel, ku mbetën gjithë të tjerët e qarkut tonë,e pas gjithë këtyre, pas gjithë atyre muajve në pyll, arritëm në parajsë, sepseViljevoja vërtet na dukej si parajsë, ose të paktën na mësuan se kështu duhetta imagjinonim... dhe gjithçka shkon mirë... kemi shpëtuar... gjithçka shkonmirë... [6 sekonda heshtje]... por koha gjithnjë rrjedh...

Ngjarjet që po përshkruajjanë verifikuar rregullisht në Osijek gjatë verës së vitit 1943.Ata muaj i kujtoj si kohë e vdekur: frontet e luftës nëpër botë ishinnë aktivitet të plotë, ashtu si edhe nëbrendësi tëKroacisë, asokohenë aleancë me fuqitë e Boshtit. Por në Osijek, kryeqyteti i Velikažupa Baranija (Zhupanës së Madhe të Baranjës) dhe nëselinë eKammerhofer-it, kishte rënë heshtja.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe224
ISBN9789928233233
Titulli origjinalViljevo
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiBen Andoni