I ri Cmim i reduktuar! Gjenerali në labirintin e tij Shiko më të madhe

Gjenerali ne labirintin e tij

Gabriel Garcia Marquez BO0249

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasionet dhe tradhtitë ne jetën e tij.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928226792

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Pafundësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdimisht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet.

I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar me fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret ("Si do të shpëtoj nga ky labirint!", thërret ai).

I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet – dhe humbet – në jetë.

Komente mbi librin

"Një kryevepër e mahnitshme dhe një homazh prekës ndaj një njeriu të jashtëzakonshëm."

Margaret Atwood, The New York Times Book Review

"Një libër i çmuar... García Márquez paraqet mrekullisht imazhin e tij për Amerikën Latine dhe për një burrë të jashtëzakonshëm."

Los Angeles Times Book Revieë

"Një portret që të lë pa mend, bindës dhe prekës... Madhështor."

San Francisco Chronicle

"Çdo paragraf i librit shkëlqen me gjenialitetin e Gabriel García Márquez... Ai ka shpikur disa nga personazhet magjikë të epokës sonë. Megjithatë, Gjenerali i tij është jo vetëm magjik, por edhe i vërtetë."

The Wall Street Journal

"Një rrëfim aq i arrirë sa vështirë ta gjeni në raftet e librarive."

Chicago Tribune

"Si përherë, mjeshtëria e Gabriel García Márquez është kryekreje e shkëlqyer. Historia e Gjeneralit të tij është tragjike; rrëfimi i tij është i jashtëzakonshëm."

The Dallas Morning News

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe312
ISBN9789928226792
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBashkim Shehu
RomanSagë&Histori