I ri Pesë qoshet Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Pese qoshet

Mario Vargas Llosa SB0084

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Pesë qoshet” nuk është vetëm një toponim i një zone të Limës, por edhe metafora e përplasjes së madhe që solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit në pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2010, sjell një histori të ethtë politike dhe erotike të Perusë së tij të trazuar.

Më shumë detaje

888 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221209

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një ditë gjendet i shantazhuar në zyrën e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rënë fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimi i tyre do ta shkatërronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij.

I vendosur të mos bjerë në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një ditë i gjen të botuara fotot e tij përçude.

Por, pas këtij akti tronditës, do të jetë vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik. Paralelisht me këtë linjë të romanit, dy mikesha, Marisa dhe Çapela, zonjat e dy miqve të ngushtë, biznesmenit dhe avokatit të tij, të cilët po përpiqen të dalin nga baltosja publike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë.

Mario Vargas Llosa na fut në atmosferën e Limës gjatë kohës së regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me të cilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet për president në vitin 1990, dhe humbi, si edhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti.

Të dhëna

Faqe208
ISBN9789928221209
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Karabolli
RomanSagë&Histori