Bëhu pjesë e Bukinist dhe merrni informacionet dhe ofertat më të fundit mbi librat.

Prestashop Modules
E penguara, Requiem për Linda B. Shiko më të madhe

E penguara, Requiem për Linda B.

Ismail Kadare BO0098

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Sipas Kadaresë, "Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare".

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët216
ISBN9789994342488

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"E penguara, requiem për Linda B", romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare që u lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim. Mbi librin Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".

Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është "e penguara", vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.

Shënim: Ky titull dhe autori bëjnë pjesë në librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët216
ISBN9789994342488
Titulli origjinalOnufri
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri