Cmim i reduktuar! Rrefenja te vogla per Mozartin e madh Shiko më të madhe

Rrefenja te vogla per Mozartin e madh

Genadij Ciferov BUE201

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Befasohesh kur dëgjon muzikën e të madhit Moxart, ska se si të mos rrëmbushesh dhe ta dashurosh muzikën, sigurisht atë më të ndjerën, klasiken. Këtë ndjesi të përcjell dhe libri Rrëfenja të vogla për Moxartin e madh, që synon ta sjellë më pranë fëmijëve këtë gjeni të muzikës botërore. Libri nuk vjen si një informacion, aspak, por si rrëfime për jetën, mënyrën si e ka përjetuar ai vet gjeniun brenda tij, çfarë dëshirash dhe ëndrrash ka pasur që fëmijë, si është pritur një fëmijë i vogël, por shumë i madh në atë çka sillte.

Më shumë detaje

69 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN99927-48-74-5

385 Lekë

-23%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Është vërtet shumë interesante gjetja e shtëpisë botuese për nxënësit ë klasës së tretë. Jo vetëm ndjesia e së bukurës dhe fantazisë që përcjell letërsia, jo vetëm informacionin historik apo atë gjeografik etj., por edhe muzika është një element shumë i rëndësishëm që zhvillon dhe kultivon te fëmijët të bukurën. Libri vjen me gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, me një rrëfim historish shumë mbresëlënëse, të cilat jo vetëm sjellin informacion për gjeniun e muzikës botërore por edhe të afrojnë në një botë magjike, ashtu siç është dhe figura e këtij muzikanti, i cili i mahniti me dhuntinë e tij në oborrin mbretëror që në moshë të vogël, sa lexuesit për të cilët ky libër është shkruar. Edhe përkthimi i të mirënjohurit Jorgji Doksani ka luajtur një rol të madh në ruajtjen e stilit origjinal të shkrimtarit, por edhe ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të qenë sa më afër botëkuptimit të lexuesit të vogël. Libri do të ishte shumë i dobishëm për bibliotekat e shkollave. Prof. Dr. Adriatik Kallulli

Të dhëna

Faqe34
ISBN99927-48-74-5
Viti i Botimit2002
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani